Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor zhvilloi një takim bilateral me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.
Gjatë takimit në Londër, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe projektet konkrete që do të përkrahen nga kjo Bankë në Kosovë.
“Ne e vlerësojmë kontributin e BERZH-it për Kosovën, me një portofolio prej 180 milionë eurosh me 45 projekte të rëndësishme në të cilat ka investuar deri më tani”, tha kryeministri Mustafa, duke kërkuar mbështetjen e BERZH-it për funksionalizimin plotë të rrjetit të hekurudhës, siç është ajo e linjës Prishtinë- Aeroport, Prishtinë-Merdare dhe Klinë-Prizren.
Mustafa gjithashtu kërkoi përkrahjen e BERZH-it për të mbështetur Fondin Kosovar për Sigurimin e Depozitave, Kullën e Navigimit Ajror dhe një numër të projekteve të infrastrukturës rrugore që lidhin qytetet e Kosovës.
Ai shprehu edhe përkrahje për projektin e Trafikut Urban në Prishtinë, që është vonuar për shkak të mos përmbushjes së procedurave ligjore nga Komuna e Prishtinës, si dhe shprehu besimin se edhe Kuvendi i Kosovës do të kryejë punën e tij në ratifikimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara me BERZH-in në shumë prej 59 milionë eurosh.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi të arriturat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës deri më tani, duke theksuar përkushtimin e mëtejshëm për zhvillim ekonomik, përmirësim të ambientit të biznesit dhe investimeve të huaja në Kosovë.
“Ne jemi në një fazë të rritjes së investimeve andaj politikat ekonomike dhe financiare të cilat do t’i dizajnojmë së bashku dhe që strategjitë të jenë të përputhshme. Tashmë kemi krijuar një set të dokumenteve zhvillimore të cilat do të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Mustafa, duke folur për programin ekonomik, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, Projektligjin për Investime Kapitale e një varg dokumentesh tjera që do të mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik.
Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi përkushtimin dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik.
Ai, po ashtu, shprehu mbështetjen e BERZH-it për projektet zhvillimore në Kosovë, duke theksuar se BERZH-i e konsideron Kosovën partner afatgjatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/6cb31657-1f09-407d-9a4c-fc5a9aaa2be9-780x439.jpg)
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
![Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Edil-Project-4-3-1-780x439.png)
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
![Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130-x-635-1-780x439.png)
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
![Filmi plot pasion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_MARKED_MAN_KFC_KOS-1-780x439.jpg)
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
![BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bqk-ekosova-trusti_02-2048x1365-1-780x439.jpeg)
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin