LAJMI I FUNDIT:

Nëpërmjet Akademisë së Ndërmarrësisë, synohet sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë

Nëpërmjet Akademisë së Ndërmarrësisë, synohet sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë

Shteti i Gjermanisë, historikisht,në të gjitha periudhat e ka mbështet dhe vazhdon ta mbështesë dhe ndihmojëpopullin e Kosovës në të gjithë sektorët. Por, një mbështetjetëmadhe e ka dhënë sidomos nësektorin e ekonomisë.

Ky artikull ofron fakte vetëmpër mbështetjen e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) të Qeverisë së Gjermanisë,nga viti 2006e deri më sot së bashkume partnerët e saj serioz si: Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Odae Zejtarëve në Dortmund (ODZ) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

BMZ me një bashkëpunim të ngushtë me Odën e Zejtarëve në Dortmund dhe Odën Ekonomik në Kosovë (OEK) krijuan nëKosovëedhe Akademinëe Ndërmarrësisë (AN).


Planprogrami i kësaj Akademie, qëështë tejet i avancuar, përfshin trajnime të shumta, seminare dhevizita nëpër ndërmarrje të Gjermanisë, takime të shumta me ndërmarrës gjermanë,vizita në ndërmarrjet vendore, etj. Akademia si synim kryesor katëngrisëdhe të

zhvillojëkapacitetet e udhëheqësveapo sipërmarrësvekyçtëndërmarrjeve kosovare,që ata të jenë ndërmarrës të suksesshëm.

Oda Zejtare e Dortmundtit dhe OEK kane zhvilluar projektin Akademisë së Ndërmarrësisë (AN), dhe është përkrahur nga ministria e lartpërmendur në vitin 2013 deri në mars të vitit 2014, ku kanë marrë pjesë 12 ndërmarrje prej mesatarisht 10 sektorëve prodhues.
Pjesëmarrësit, që kryesisht ishin pronarë, bashkëpronarë dhe menaxherë të ndërmarrjeve që kanë kompetenca ekzekutive,gjatë këtij programi shpalosen interesat e tyre, që kishin të bëjnë me rritjen e kredibilitetit dhe vlerësimit ekonomik të ndërmarrjes së tyre, dhe synimet për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.

Bashkëpunimi celësi i suksesit

Ndërmarrësit nga ky programpërfituan jo vetëm njohuri për zhvillimin e prodhimtarisë në Kosovë dhe si të jenë ndërmarrës të suksesshëm,por,përmes praktikave tëtrajnerëve gjermanë,ata mësuan edhe se si të qasen deri te thithja e invesitorëve të huaj dhe bashkëpunimi me ta. Po ashtu, përmes këtij programi u krijua bashkëpunimi edhe mesndërmarrjevve kosovare të sektorëvetëndryshëmdhe u konktretizuan marrëveshje, me të cilat marrëveshjeve bashkëpunimi ndërmarrësit erdhën deri territja e vlerës së shtuar zinxhirore.
Gjatë këtij programi,ndërmarrësit përfituan njohuri edhe për identifikimin dhe menjanimin e problemeve të ndërmarrjeve, ndërkaq në fund të trajnimit kandidatet që me vetëdeshirë prezantuan punimet e tyre (provimi me gojë), dhe morën vlerësime pozitive për zhvillimin e koncepteve të ndërmarrjeve, u pajisen mecertifikata “Menaxher i Ndërmarrjes” të lëshuar nga Oda Zejtare e Dortmundit.

Programi që kërkohet nga ndërmarrësit kosovarë

Pas suksesit në programin e parë, nga ndërmarrjet kosovareështë shfaqur nevojë imediate për vazhdimin e projektit dhe është kërkuar mbështetje nga Qeveri gjermane, e cila ka përkrahur kërkesën për vazhdim e projektit, që do tërealizohet nga Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Programi i Akademisë së Ndërmarrësisë (AN) do të realizohet nga dhjetori 2015 deri në shkurt të vitit 2017, ku pjesëmarrës do të jenë ndërmarrës nga sektorët e ndryshëm të prodhimit. Implementues të programit janëOda e Zejtarëve të Dortmunditdhe Oda Ekonomike në Kosovë, ndërkaq trajnimi do të mbahetnga dy trajnerë gjermanë, që janë trajnerë të kompanive të vogla dhe të mesme gjermane nga sektorët prodhues.
Qëllimi i këtij trajnimi, shumë profitabil për ndërmarrësit kosovarë, është rritja e aftësive konkurruese, besueshmërisë afatgjate dhe shkëmbimit të përvojave më të mira nga ndërmarrësia gjermane.

Temat e seminareve,moduleve, trajnimeve, që do të trajtohen në këtë program, janë nga ndërmarrësia dhe ekonomia e ndërmarrjeve si: Personaliteti i ndërmarrësve dhe controlling, strategjitë e qëndrueshme dhe personeli, vlerësimi vetanak, marketingu, përdorimi dhe zbatimi efikas i instrumenteve financiare, organizimi i ndërmarrjes etj.

Pjesëmarrësit do të kenë përfitimet konkrete. Ide të shumtapër zhvillimin e ndërmarrjeve vetanake, mundësi takimi dhe kooperim me ndërmarrës gjermanë dhe kosovarë,organizimi i një udhëtimi sipërmarrës të ndërmarrjeve kosovare në Gjermani, pas përfundimit të seminarit, gjatë të cilit udhëtim do të vizitojnë shumë ndërmarrje gjermane dhe do të takojnë ndërmarrëspërtë fituara nga përvojat më të mira gjermane.

Pjesëmarrësit në këtë program vijnë nga ndërmarrjet e orientuara në sukses, që janë të hapur për qasje të reja, të cilëtgjejnë kënaqësi në rezultate dhe sukses, dhe janë të gatshëm të investojnë në vetvete.

Gjatë këtij trajnimido të ketë edhe vizitanë ndërmarrje nga ana e këshilltarëve gjermanë, kontrolli i personalitetit sipërmarrës, vlerësim të koncepteve të ndërmarrjeve, mundësi për kryerjen e provimit “Menaxher i ndërmarrjes”, shkëmbim përvojash me kolegët sipërmarrës, etj.
Shkollat profesionale për një ndëmarrësi

Kjo që po ofron Akademia e Ndërmarrësisë, për zhvillimin e ndërmarrësve sa më të suksesshëm në vend, duhet ta bëjë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke hap sa më shumëshkolla profesionale për shkollimin e të rinjve në profesione të caktuara, si dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisëdhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke lidhur marrëveshjeve ndërkombëtarëpër punësimin e të rinjve në bazë të profesioneve.

Ky program trajnimi që po ofrohet për ndërmarrësit kosovarëështë njëmundësi e mirë e shtimit të rritjes, vlerës ekonomike dhe nxitjes së impulseve për zhvillimin e prodhimtarisë në Kosovë.

Ndërmarrësit kosovarë ndihen krenarë me mundësinë që po u jep shteti gjerman dhe falëndërojnë atë që po vazhdon ta përkrahë këtë sektor, qëështë shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Për të gjithë ndërmarrësit vendorë, trajnimi fillon në muajin shkurt dhe mbaron në muajin korrik të këtij viti. /Naile Demiri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori