Ministria e Financave nëpërmjet një komunikate për media njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve Publike është duke zbatuar.
Nga falja e borxheve për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë personat, te cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Publike, me kusht që:
Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;
Të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:
– Brenda afatit prej dy vitesh, për personat juridik, nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe;
– Brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
Pagesat për të përfituar nga falja e borxheve publike për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, përkatësisht deri më 2 shtator 2016.
“Ministria e Financave i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhin marrëveshje të page sës me këste dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. Ne ju inkurajojmë që të shfrytëzoni të drejtën tuaj ligjore për të përfituar nga falja e borxheve publike. Mos hezitoni, shfrytëzoni këtë të drejtë ligjore, përfitoni nga falja e borxheve”, thuhet në komunikatë. /KosovaPress/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin