IFC-ja, anëtare e World Bank Group, në partneritet me Shoqatën e Bankave të Kosovës do ta mbështesë sistemin vendor të shërbimeve bankare për t’i përforcuar sistemet relevante të menaxhimit të rrezikut, do të asistojë në përmirësimin e menaxhimit të kredive jo-performuese dhe në përmirësimin e shërbimeve bankare për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) përmes trajnimeve dhe punëtorive. Ceremonia e sotme e nënshkrimit bëhet për ta festuar fillimin e këtij bashkëpunimi.
“Angazhimi i IFC-së në sektorin financiar të Kosovës dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit mbetet prioritet strategjik dhe përfshinë një kombinim të investimeve dhe shërbimeve këshilluese,” tha Thomas Lubeck, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. “Nën këtë bashkëpunim ne do të sjellim njohuri globale dhe do të ndërtojmë mbi përvojën vendore të partnerit tonë Shoqatës së Bankave të Kosovës për t’i dhënë këshillat e synuara.”
Deri në qershor 2017, IFC-ja dhe Shoqata e Bankave të Kosovës do t’i mbajnë një seri të trajnimeve dhe punëtorive që mbulojnë menaxhimin e rrezikut, rrezikun operacional, likuiditetin, zgjidhjen për asetet e konfiskuara për shkak të kredive të papaguara dhe shërbimet bankare për segmentit NVM.
“Shoqata e Bankave të Kosovës ka pasur një bashkëpunim të mirë me IFC-në në disa fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të sektorit bankar. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit do t’i mundësojë sektorit bankar që të ketë qasje në një numër të trajnimeve në disa nga temat më të rëndësishme për këtë sektor“, tha Petrit Balija, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Përveç kësaj serie të trajnimeve veçanërisht të profilizuara, në fillim të marsit, IFC-ja planifikon që ta organizojë Konferencën për Inovacionet në shërbimet bankare për segmentin NVM në Beograd, Serbi, duke mobilizuar përfaqësuesit e sektorit financiar nga mbarë Ballkani. Kjo do të jetë një mundësi për t’i shfaqur produktet më të reja të shërbimeve bankare dhe praktikat më të mira për huadhënie segmentit NVM, duke theksuar një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha zonat kyçe, nga modeli i biznesit të arsyeshëm dhe dizajni i duhur i produktit e deri te kanalet e gjera të shitjes dhe menaxhimi i arsyeshëm i rrezikut.
Puna rajonale e IFC-së për t’i përforcuar sistemet financiare në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mbështetet me fondet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin