LAJMI I FUNDIT:

“Arifhikmeti” fjalë të mëdha për Adem Jasharin

“Arifhikmeti” fjalë të mëdha për Adem Jasharin

Xhevdet Jashari i njohur së fundmi me rolin e “Arifhikmetit” në serialin “O sa mirë” ka dhënë një intervistë ndryshe.

Aktori i njohur është përgjigjur në “Intervistën Kuqezi” të realizuar nga “sovrani.info” në pyetjet rreth Shqipërisë dhe shqiptarët.

Në vazhdim mund të lexoni të plotë intervistën:

1. Cili është vendi më i bukur shqiptar?

– Ka shumë, po më shumë më pëlqen Gjirokastra.


2. Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?
– Gonxhe Bojaxhiu.

3. Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
– Anton Çetta.

4. Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?
– Piten me kungull.

5. Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?
– Bekim Fehmiu, Mbledhësi i puplave, Bora.

6. Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?
– Vaçe Zela – Gjyshes

7. Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?
– Livadh.

8. Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
– Monumenti i Skënderbeut – Krujë

9. Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
– Prej vitit 1996, deri sot kur filmi “Shok” arrin të kap nominimin Oskar.

10. Nëse do të duhej të zgjidhnit një qytet përfaqësues, model të shqiptarëve, cili është ai qytet?
– Malësia e Madhe.

11. Kush është shqiptari më i fortë?
– Adem Jashari.

12. Kush është shqiptarja më e bukur?
– Krejt femrat shqiptare janë shumë të bukura.

13. Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
– Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

14. Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
– Nuk i njoh.

15. Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh të mëdha, cili është njëshi?
– Besim Dina.

16. Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen fill pas tij, i dyti?
– Dritëro Agolli.

17. Të ndikuar nga rubrikat rozë të portaleve, kohës së fundit filluan t’i rangojnë edhe politikanet shqiptare sipas atributeve sensuale. Të themi thjesht, me një eufemizëm, duke i ikur zhargonit të caktuar, cila është politikania më e bukur shqiptare?
– Kemi fatmirësisht plot politikane edhe të gjitha janë të bukura.

18. Cili është gazetari më zhbirues shqiptar dhe më i guximshëm, që nuk pyet sa e futë plugun thellë?
– Berat Buzhala.

19. Kush është shqiptari më i pasur?
– Nazif Destani.

20. Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
– Fadil Vokrri.

21. Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?
– Fatkeqësisht ka plot, as që dua t’ua përmend emrat.

22. Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?
– Baca Adem, normalisht.

23. Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
– Ferid Murati.

24. Tipari më i mirë shqiptar?
– Që falë.

25. Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
– Me Skënderbeun.

26. Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
– Me sa di unë, është “dërrasa”që vihet pas traktorit për të bartur njerëz.

27. Sa janë shqiptarët në numër?
– Thonë 7 milionë, ama unë mendoj se më shumë ka.

28. A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?
– Sigurisht për bashkim.

29. Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
– Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30. Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
– Në FashistoMaqedoni.

31. Në cilën pjesë shqiptare, i gjen shqiptarët më patriotë?
– Ka patriotë aq sa duhet, në çdo cep të shqiptarisë!

32. Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
– Nuk mund ta veçoj asnjë, sepse ka shumë shyqyr.

33. Për t’i ikur debateve tona të përditshme politike, po kthehemi mbrapa në kohë, në një situatë tjetër të përplasjeve e mospajtimeve të mëdha: Anën e kujt do të kishit mbajtur, nga ajo që kemi të dokumentuar nga debatet mes Nolit dhe Konicës?
– Vërtetë janë dy njerëz shumë të mëdhenj, do kisha dashur të kemi asi kundërshtimesh aq intelektuale edhe sot, por nuk kemi asi kapacitetesh politike intelektuale.

34. Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
– Vdekja e Nositit – Lasgush Poradeci.

35. A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?
– Ashtu thonë.

36. Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?
– Me groshën.

37. Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
– Hirra.

38. Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
– Me qentë.

39. Kush janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?
– Femrat.

40. Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?
– Macja e zezë.

41. A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?
– Duhet të besosh, prandaj është shpikë kjo vlerë kaq e madhe ndër shqiptarët.

42. Sporti me të cilin identifikohemi?
– Sportet luftarake.

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori