Modelet, fillimisht duhet të jenë 'model' në jetën e tyre të përditshme. Kadrie Canolli është shembull i disiplinës dhe talentit, të ndërthurura në një vajzë bukuroshe me buzëqeshje magnetike.
Atraktive, joshëse, e zgjuar, mund të krijojë jetën e vet ashtu siç dëshiron dhe bën zgjedhjet të cilat kohën e vet do t’ia bëjnë më të bukur dhe më të vlefshme për ta jetuar…
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Mrekullohet me karakteret njerëzore siç janë përzemërsia dhe zemërgjerësia, si dhe me njerëzit të cilët vendimet e veta njerëzore i marrin me zemër, e jo në bazë të kalkulimeve apo interesave.
Ne, në një pasdite, e ndamë nga aktivitetet për t’ia bërë disa pyetje. Ja se ç’farë na thotë ajo…
Je një artiste dhe ke një trup perfekt. Mendon se e bën trupi një veshje të duket bukur dhe më mirë?
Sigurisht që një trup i bukur e ndihmon një veshje të duket më mirë. Sa më elegante të jenë linjat, aq më bukur duket veshja. Dhe veshja e duhur në ndihmon të nxjerrim në pah pjesët më të bukura tonat. Stili i një femre, shihet nga aftësia për të përshtatur veshjen me trupin e saj, por jo vetëm me të: edhe me personalitetin.
Çfarë ju frymëzon më shumë për të krijuar?
Dëshira ime për t’u rritur dhe për të sfiduar veten time. Kjo është një tjetër pjesë e vetes sime. Nuk më pëlqen që të ndihem shumë rehat, më pëlqen që ta rinovoj veten. Doja të krijoja diçka të bukur, të shfrytëzoja eksperiencën time.
A ndieni kënaqësi më shumë në skenë apo para objektivit të kamerës?
Kënaqem edhe në skenë, edhe para kamerës. Video klipet janë shumë të lodhshme. Ka momente kur më duken se nuk do të përfundojnë kurrë.
Si do ta definonit ju stilin?
Për mua stili është diçka që është pjesë jona, që flet mjaft për ne, për personalitetin tonë dhe është shumë i ndryshueshëm meqë duke u pjekur ne edhe ndryshojmë.
A mendoni që stili ndërtohet gjatë jetës apo njeriu lind bashkë me të?
Njeriu mund të lindë i bukur, mirëpo nuk mund të lindë edhe me stil. Mendoj që stili është diçka që ndërtohet gjatë kohë, është çështje e shijes dhe mund të flitet mjaft edhe për personalitetin.
Cila është receta, sipas mendimit tuaj, për bukurinë?
Besoj se çdokush ka recetën apo së paku duhet që ta gjejë. Receta ime është: gjumë i mirë, dalje në natyrë, kënaqje me punën të cilën e bëj dhe shoqërimi me njerëz të mirë dhe të sinqertë.
E dimë që aktivisht ndiqni modën, skenën tonë filmike dhe gazetarinë. Çka mendoni që na mungon në mënyrë që skena jonë të jetë më e zhvilluar?
Vetinciativa dhe vetorganizimi janë shumë të rëndësishëm për pozicionimin e statusit në cilindo qoftë fushë profesionale. Sa më shumë përvojë praktike, angazhim, pozitivitet, ide dhe bashkëpunim.
Sa ju ka lehtësuar në këtë rrugë eksperienca juaj në ekran?
Shumë. Duke njohur çdo funksion e detaj të botës së modës, më ka ndihmuar që unë të jap më të mirën në këtë fushë. Për të dhënë maksimumin, nuk duhet të jesh i rastësishëm.
Cila është veshja që të bën të ndihesh më komode dhe s’do të mërziteshe kurrë duke e mbajtur?
Veshjet sportive janë ato me të cilat ndihem më komode, ato që kanë lidhje me profesionin tim dhe më bëjnë të ndihem mirë.
Cilat janë ikonat tuaja të modës?
Ka shumë njerëz që më frymëzojnë, por dua të veçoj Rihannën për ekstravagancën dhe modernen. Ndërkohë që Kate Moss është personifikim i elegancës dhe i të ndjerit femër.
Produkti “personal i bukurisë që s’të tradhton” kurrë?
Produkti personal natyral i bukurisë që s’më tradhton kurrë, është thjeshtësia dhe buzëqeshja.
Ekzistojnë shumë paragjykime për të bukurat, cilat janë ato?
Sipas mendimit tim, paragjykimet janë të pabaza. Nëse vajza është e bukur, apriori nuk do të thotë që është injorante dhe e paarsimuar. Unë personalisht kujdesem për jetën time private.
A mund të mbetet puna e artistes si punë e zakonshme e cila pas vetes nuk sjell afera dhe thashetheme?
Edhe artistët janë si njerëzit e tjerë, zgjedhin rrugën e vet jetësore, mirëpo disa, fatkeqësisht zgjedhin rrugën e gabuar. Unë nuk jam njëra ndër to.
A ka diçka që nuk do ta kishit dëshiruar në veten tuaj?
Duhet të jemi të kënaqur me trupin që kemi ashtu siç na ka krijuar Zoti. Ne femrat gjithmonë gjejmë diçka në veten tonë që nuk na përshtatet, mirëpo këto janë periudha kur urrejmë edhe veten edhe të gjithë përreth vetes. Fatmirësisht, që kjo shumë shpejt më kalon.
Cilat janë ato këshilla që më së shpeshti i respektoni në jetë?
Mos ia bëni tjetrit atë që nuk do të dëshironit të të ndodhë ty.
Dhe, për fund, na tregoni a jeni e dashuruar? A arrini të mendoni edhe për dashurinë, me gjithë obligimet e shumta që i keni?
Unë jam e dashuruar në dashurinë, në motin e bukur, në ëmbëlsira, në libra. Pra, jam gjithmonë e dashuruar.
Si e imagjinoni tipin tuaj të mashkullit?
Natyrisht, të dashuruar në mua. /Telegrafi/
Foto: Arbër Elezi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime