Ju mund të mendoni se nëse krijoni shoqëri me dikë, atëherë shanset tuaja për ta pasur partner romantik zhduken, por gaboheni. Studimet tregojnë se miqtë kanë lidhje më të gjata dhe më të kënaqshme seksualisht.
Jua ka tërhequr vëmendjen një person i ri në jetën tuaj dhe duket se ai po flirton me ju. A nuk janë ato buzëqeshje të shkurtra një shenjë e interesit apo është e gjithë situata një sinjal shoqërie dhe dashamirësie?
Ju mund të pyesni veten nëse ky është një shans për dashuri apo jo?
Sfida e vendosjes nëse një lidhje e re është në rrugën për t’u kthyer në dashuri apo shoqëri, është bërë e ndërlikuar prej një numri faktorësh.
Për shembull, ju po mendoni rreth mundësisë së pasionit intensiv, një romance tradicionale ose një shoqërie intime? Apo po kërkoni për një lidhje rastësore ose mbase një partneritet sa vetë jeta? Si e përcaktoni ju dashurinë?
Nëse po kërkoni për një lidhje romantike afatgjatë, është e rëndësishme të kuptoni se ato mund të variojnë në cilësinë e tyre gjerësisht. Individët hyjnë në marrëdhënie me një gamë të ndryshme pritshmërish dhe planesh që përmbushen përgjatë kohës. Çiftet gjithashtu variojnë në lumturinë e tyre, në atë që ka vlerë për marrëdhënien e tyre apo për mënyrën se si ia plotësojnë njëri-tjetrit nevojat.
Një formë që ka marrë më shumë zhvillim, është ajo e përqendrimit mbi miqësinë në një marrëdhënie, gjë që në fakt mund të jetë një pjesë shumë e shëndetshme për një lidhje afatgjatë.
Ky sugjerim thotë se kultivimi i shoqërisë me një të njohur të ri, mund të jetë një mënyrë fantastike për të gjetur dashurinë. Megjithatë, kjo duket kontradiktore: përse të shpenzoni energji që lidhen me krijimin e një shoqërie në atë që ju doni thellë-thellë të jetë një dashuri?
Sepse shoqëria, siç rezulton, mund të bëjë ose të zhbëjë një lidhje romantike. Kjo nuk është diçka e papritur: shumica e njerëzve e identifikojnë miqësinë si një tipar të dashurisë afatgjatë, por së fundmi, studimet shkencore tregojnë se si vlerësimi i miqësisë mund të përmirësojë cilësinë e një marrëdhënieje. Kërkuesit kanë zbuluar se ka një shumëllojshmëri pasojash pozitive te njerëzit që e shohin një partner romantik si mikun e tyre.
Veçanërisht vlerësimi i një miqësie në një marrëdhënie dashurie parashikon zotimin, angazhimin, dashurinë dhe ç’është më e çuditshmja, edhe plotësimin e nevojave seksuale.
Miqësia në dashuri pra kësisoj, nuk është thjesht një promovuese e mbështetjes, kuptimit dhe shoqërimit, por luan gjithashtu një rol në jetët seksuale të çifteve.
Kërkimet kanë zbuluar se çiftet që i japin prioritet direkt kënaqësisë së nevojave seksuale, në fakt përfundojnë me më pak përmbushje të atyre nevojave, ndërsa vlerësimi i shoqërisë mes një çifti duket se promovon plotësim më të madh të dëshirës seksuale.
Vlerësimi i shoqërisë te një partner është më i rëndësishëm nga sa mendojnë shumica e njerëzve, pasi mbron kundrejt shkatërrimit të një marrëdhënieje dhe mbështet rezultatet pozitive në një lidhje.
Si lidhet kjo me dilemën tonë fillestare të tërheqjes? Nëse keni telashe në vendosjen nëse dikush po flirton apo po tregohet miqësor, mund ta konsideroni idenë e fillimit të investimit në miqësi.
Përpjekje të tilla do t’ju lejojnë një ndërveprim më të madh dhe do të kaloni më shumë kohë së bashku. Dhe së fundmi, do të keni më shumë mundësi të siguroni një hapësirë më të madhe të shfaqjes së ndjenjave romantike, të cilat duhen ndarë.
Nëse keni mundësinë e një lidhjeje romantike, përpjekjet tuaja fillestare për të vlerësuar miqësinë në atë marrëdhënie, mund të promovojnë në fakt stabilitetin dhe shëndetin e saj afatgjatë.
Nga dallojnë miqtë nga partnerët romantikë?
Synimet: ndërsa një miqësi është e domosdoshme për të pasur një lidhje afatgjatë, partnerët romantikë dallojnë nga të parët, sepse kanë synime të përbashkëta për të ardhmen e afërt ose të largët. Ata shtyhen drejt një të ardhmeje të ngjashme dhe zotohen ndaj njëri-tjetrit.
Koha dhe vëmendja: partnerët në dashuri i kushtojnë më tepër kohë dhe vëmendje njëri-tjetrit sesa të tjerëve. Në shumë mënyra, njerëzit vendosin t’i përkushtohen një tjetri kur krijojnë një lidhje. Nuk është e zakontë që kjo të ndodhë me dy miq.
Ndërvarësia: në një dashuri, ka një lloj ndërvarësie mes partnerëve. Është e vërtetë se edhe miqtë varen nga njëri-tjetri, por jetët e partnerëve romantikë priren të jenë më të ndërvarura.
Ndikimi: sigurisht, miqtë kanë influencë mbi ne, por një partner ka një ndikim edhe më të madh. Njerëzit në fakt i perceptojnë partnerët si pjesë të ndjesisë së tyre për veten dhe kjo ndodh më shumë në një dashuri sesa në një miqësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje