LAJMI I FUNDIT:

Sindroma premenstruale

Sindroma premenstruale

Sindroma premenstruale përfshinë një term të gjerë në të cilat hyjnë simptome të ndryshme: ndryshime te disponimit, fryrje dhe dhimbje të gjinjve, mundime, vjellje ndonjëherë, spazma në këmbë (ngërçe), irritim dhe depresion.

Op. Dr. Goksu Goc
Obsteter – Gjinekolog
+386 49 291 717
goksu.goc@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

3 deri ne 4 femra e përjetojnë këtë gjendje të sindromës para menstruacioneve. Simptomat shfaqen dhe përsëriten çdo herë në mënyrë ritmike para ciklit.

Simptomat:
Lista e simptomave dhe shenjave është e gjerë dhe e gjatë por shumica e femrave i përjetojnë vetëm disa prej tyre me të shpeshtat:


Simptomat e sjelljes dhe ndjenjës emocionale:
– Tension dhe ankth
– Disponim depresiv
– Dëshirë për të qarë pa arsye
– Nervozë, ndryshim disponimi, irritim
– Apetit i shtuar dhe ngërçe në këmbë
– Pagjumësi
– Asocialitet
– Koncentrim i dobët

Simptomat dhe shenjat:
– Dhimbje në muskuj dhe nyje
– Kokëdhimbje
– Mundim
– Shtimë në peshë që lidhet me lidhjen e ujit ne trup
– Fryrje të barkut
– Rishfaqje e puçrrave të formës së akneve
– Konstipacion ose diarre (barkqitja ose kapsllëku)

Për shumicën e femrave simptomat fizike dhe emocionale janë aq shumë të shprehura sa që e afektojnë aktivitetin e përditshëm të jetës së tyre. Këto simptome zakonisht në ditën e 4-5 prej fillimit të ciklit ato përfundojnë.
Një numër i vogël i femrave kanë simptome shqetësuese që i paraftësojnë ato çdo muaj. Këto simptome përfshijnë: depresionin, çrregullime të disponimit, nervozë, ankth, irritimi, tension nervorë, vështirësi në koncentrim, ndjenjë e tronditjes.

Në cilin moment të takojmë mjekun?
Nëse nuk keni qenë në gjendje të menaxhoni sindromën premenstruale me ndryshime të stilit tuaj të jetës dhe simptomat e PMS-it po e atakojnë jetën tuaj dhe aktivitetet e përditshme jetësore atëherë takojeni mjekun tuaj.

Shkaqet:
Shkaku ekzaktë që e shkakton sindromën PMS është i paqartë por disa faktorë i kontribuojnë:
• Ndryshimet ciklike hormonale. Shenjat dhe simptomën ndryshojnë sipas niveleve e ndryshimeve hormonale dhe ato zhduken gjatë shtatzënisë dhe gjatë menopauzës.
• Ndryshimet kimike ne tru. Ndryshimi i nivelit të serotoninës në tru që është një substance kimike neurotransmituese në tru dhe që ka rol të rëndësishëm në gjendjet e disponimit po ashtu ka ndikimë në simptomet e PMS-it. Sasia insuficiente ose e pamjaftueshme e serotoninës i kontribuon shumë: depresionit premenstrual, problemeve të gjumit, lodhjes dhe dëshirave të ushqimit.
• Depresioni. Disa femra me simptome të theksuara të PMS-it kanë po ashtu edhe depresion të padiagnostifikuar.

Testet dhe Diagnoza:
Nuk ka testet unike ose laboratorike që të diagnostifikojnë këtë gjendje vetëm mjeku në bazë të shenjave dhe gjendjes suaj mund të vijë në këtë përfundim. Mjeku juaj do t’i përcjellë këto simptoma çdo cikël, deri në 3 cikle menstruale dhe do të ju informojë për trajtimin.

Trajtimi dhe medikamentet:
Për shumicën e femrave ndryshimi i stilit të jetesës ju ndihmon shumë të lirohen simptomat e PMS-it. Por, varësisht nga shpeshtësia e simptomave, mjeku mund të përshkruajë një ose më shumë medikamente për PMS.

Suksesi i terapisë në lirimin e simptomave varësisht prej rastit në rast. Medikamentet më të shpeshta që përshkruhen janë:
– Antidepresivet: inhibitoret selekktiv të serotoninës siç janë fluoxetina (Prozac, Sarafem), paroxetina (Paxil, Pexeva), sertralina (Zoloft) dhe të tjera që janë treguar të suksesshme në regullimin e simptomave të disponimit. Këto medikamente janë linja e parë e tretmanit për PMS dhe zakonisht merren në doza ditore por për disa femra konsumimi i tyre limitohet deri në 2 javë para fillimit të menstruacioneve.

– Medikamentet antiinflamatore josteroide (NSAIDs) mirrën para ose gjatë ciklit, të tilla janë, Ibuprofeni ose naproxeni të cilat ndikojnë në lirimin e spazmeve dhe distendimin në gjinj.

– Diuretiket preferohën në momentet kur redukimi i kripës dhe dietat në shqimë nuk e eliminojnë fryrjen e barkut atëherë rekomandohet marrja e diuretikëve që i ndihmon trupit tuaj të eliminojë ujin nëpërmes veshkave. Spironolactone ose Aldactone është medikament i cili ndihmon në lirimin e disa prej simptomave të PMS-it.

– Kontraceptivet orale janë medikamente që e stopojnë ovulimin dhe liron pak pacienten nga simptomat e PMS-it

Ndryshimi i stilit të jetës:
Ndonjëherë mund të menaxhohet reduktimi i simptomave të sindromës prementruale edhe ndryshimin e stilit të jetës siç është ndryshimi i ushqyerjes, ushtrimet fizike dhe qasja në jetesën ditore me ndryshe se zakonisht.

Modifikimi i ushqyerjes ditore:
– Racione me të vogla ushqimore, me shpesh dhe më pak për të reduktuar fryrjen e barkut dhe gazrat
– Limitimi i kripës për të eliminuar krijimin e ujit të panevojshëm në trup
– Zgjidhni ushqimin e pasur me karbohidrate komplekse si: pemët, perimet dhe fibrat.
– Zgjidhni ushqimet e pasura me kalcium, evitoni kofeinën dhe alkoolin.

Aplikoni ushtrimet ditore fizike në rutinën e zakonshme ditore:
Praktikoni së paku 30 minuta ecje të shpejtë, biciklizëm, notim ose aktivitete tjera në disa ditë të javës. Ushtrimet e zakonshme ditore ndihmojnë në promovimin e shëndetit, lehtësimin e depresionit dhe gjendjeve tjera të organizmit.

Reduktimi i stresit:
– Gjumë të mjaftueshëm
– Praktikoni relaksimin muskulor, frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e kokëdhimbjeve, ankthin dhe insomninë (pagjumësinë)
– Provoni Joga, ushtrimet dhe masazhet për lirimin e stresit po ashtu
mjekësin alternative:
– Kalciumi. 1.2mg e kalciumit në dietën ushqimore i redukton simptomat fizike dhe psikologjike të PMS-it
– Magneziumi. Marrja e 360mg e suplementit magnezium e redukton retencionin e lëngjeve trupore, ndjeshmërisë në gjinj dhe fryrjen e barkut tek femrat me PMS.
– Vitamina E. Marrja e kësaj vitamine në 400 unitete internacionale i lehtëson simptomat e PMS-it duke e reduktuar prodhimin e prostaglandineve që janë substance që i shkaktojnë ngërçet në bark dhe ndjeshmërinë në gjinj.
– Substancat herbale. Ato janë Ginko, ginger, chasteberry, vaji st.George, janë substanca që i lehtësojnë simptomat e PMS-it.
Këto substanca nuk janë të miratuara nga FDA, andaj duhet fillimisht të konsultohet mjeku i juaj para se të filloni konsumimin e tyre sepse redukton efektin e disa medikamenteve tjera si përshembull kontraceptiveve orale.
– Akupunktura. Janë disa femra të cilat kanë eksperiencë të lirimit të simptomave të dhimbjes gjatë procedurës së akupunkturës, andaj mund ta praktikojnë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori