Mënyrat për zbardhimin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre kanë të bëjnë me stilin e jetesës. Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve, por a nevojitet ndonjë metodë specifike për pastrimin e dhëmbëve?
Dr. Diedon Ahmetaj
Stomatolog
tel: 044 833 977
e-mail: diedon@live.com
Gjithkush ka dëshirë të ketë buzëqeshje tërheqëse me dhëmbë të bardhë. Për ta arritur këtë synim të dëshiruar, duhet të planifikohen së paku dy vizita vjetore te stomatologu.
Në përgjithësi, ushqimet e dobishme për shëndetin e përgjithshëm, gjithsesi janë të mira edhe për shëndetin oral dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve.
Metodat profesionale më efikase janë këto:
▪ Pastrimi i dhëmbëve me pastë të fluorizuar për largimin e pigmentit dhe mbrojtjen e zmaltit nga kariesi.
– Pastrimi me brusha interdentale
– Pastrimi me pe mes dhëmbësh
▪ Pastrimet me një përzierje e ujit dhe sodës së bukës që nën presion të ajrit bën largimin e pigmentit dhe zbardhimin e dhëmbëve.
▪ Metoda me laser për të cilën duhet treguar kujdes sepse kjo metodë dobëson zmaltin dhe dhëmbët bëhen shumë të ndjeshëm.
Mënyrat për zbardhimin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre kanë të bëjnë me stilin e jetesës (ka shumë rëndësi pastrimi i mirë i dhëmbëve, lloji i ushqimeve dhe i pijeve).
▪ Pastrimi duhet bërë dy herë në ditë nga dy minuta si dhe shpëlarja e gojës sa herë që të jepet mundësia (në raste të caktuara ka nevojë të përdoret pasta me fluor të përforcuar që në treg gjendet me shënimin white, extra white – bardhë dhe ekstra bardhë).
▪ Ushqimi ka rol të madh në ngjyrën dhëmbëve. Ndër ushqimet më efikase për zbardhimin e dhëmbëve janë: (dredhëza, djathi, pupagjela (popcorn), molla, karota, ananasi, shalqiri, banania)
▪ Pijet kanë forcë të madhe në shpëlarjen e dhëmbëve e më të mirat janë: (qumështi, uji, çaji i gjelbër, jogurti).
▪ Ekziston një mundësi tjetër për pastrimin e pigmenteve duke përdorur përzierje të dredhëzave të ndrydhura me sodë buke (Natrium bikarbonat) – një lugë kafeje dhe duke e aplikuar në dhëmbë me brushë për 5 min dhe duke e fërkuar lehtë ). Kjo procedurë pastrimi nuk bënë të kryhet më shpesh se një herë në dhjete ditë si dhe jo me shumë se 5 minuta.
▪ Soda e bukës e përzierë me kripën e detit ka veti të theksuara për zbardhjen e dhëmbëve.
Kujdes:
– shmangni nga konsumim pijet me ngjyrë, sidomos, çajin e zi dhe kafenë, pijet e gazuara, pastaj verën e kuqe etj
– mënjanoni shprehitë e këqija (p.sh. pirja e duhanit, mosshpëlarja e gojës etj.). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?