Do t’i nënshtroheni së shpejti një operacioni kirurgjik? “Daily Mail” ka hartuar një listë sjelljesh dhe veprimesh, të cilat duhet t’i keni parasysh nëse do të bëni një ndërhyrje kirurgjikale.
Autorët Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent, janë nisur nga një e dhënë: në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion – rreth 60 mijë në vit – pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale.
Ja lista:
1) Depilimi i këmbëve
Gjatë depilimit të këmbëve ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe më e rëndësishmja: në këtë mënyrë mund të prishen ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu. Këshilla është që këmbët t’i lini ashtu.
2) Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë
Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni limitimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.
3) Hudhra dhe ilaçe
Është e nevojshme ta informoni sa më shumë mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil etj., sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni.
4) Përtypja e çamçakëzit për t’i bërë ballë mosngrënies
Problemi është që stomaku prodhon më shumë acid kur është në pritje. Pastaj, kur ju jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen. Përgjithësisht mjekët këshillojnë që të mos hani për gjashtë orë përpara se të bëni operacion.
5) Bërja e manikyrit
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ne përdorim sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit”. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere.
6) Furça e dhëmbëve
Është e këshillueshme që me vete të keni një furçë të dytë në rastin kur njëra mund të bjerë në dysheme. Kjo gjë ndihmon në reduktimin në minimum të rrezikut nga infeksionet. Gjithashtu, përdorni një furçë dhëmbësh totalisht të re pas operacionit.
7) Mos pini duhan
Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'