LAJMI I FUNDIT:

Kur Lady Gaga konkuron me Kendall Jenner si modele

Kur Lady Gaga konkuron me Kendall Jenner si modele

Duket se këtë vit në Java e Modës në New York për Marc Jacobs Fall 2016 ishte shumë e veçantë.

Duket se këtë vit në Java e Modës në New York për Marc Jacobs Fall 2016 ishte shumë e veçantë.

Në të ishin pjesëmarrëse dy modele të rëndësishme: këngëtarja Lady Gaga dhe një nga modelet më të vlerësuara të momentit, Kendall Jenner.

Këngëtarja 29-vjeçare ka një marrëdhënie të ngushtë me Marc Jacobs i cili e veshi edhe në homazhin që i bëri David Bowie në “Grammys” dhe ka vendosur të jetë një nga modelet e Marc Jacobs Fall 2016.


Gjatë spektaklit Gaga eci në pistë me një pallto që kishte në krahë një pjesë leshi ngjyrë jeshile. Modelet i kishin flokët me stilin e vitit 1920 me pak valëzim dhe me sy dhe buzë të zeza. Ajo ecte me një këpucë me platformë shumë të lartë, diçka që Gaga e bën mirë sepse është e mësuar tashmë. Mirëpo këto lloj këpucësh duket se kanë qenë më pak të rehatshme për Kendall Jenner të cilën e kemi parë më të thjeshtë.

Një ditë më parë Gaga postoi një video në Snapchat duke bërë stërvitje e veshur vetëm me të brendshme për të qenë e përgatitur për spektaklin e mbajtur të enjten. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë as për Gagan e cila më parë ka marrë pjesë në sfilatat e Thierry Mugler dhe Philip Treacy.