LAJMI I FUNDIT:

Oscar de la Renta prezanton koleksionin e ri

Oscar de la Renta prezanton koleksionin e ri

Beteja e Versajës i ka dhënë Peter Copping frymëzimin për koleksionin e tij në Javën e Modës në New York.

Një përzierje e e materjaleve high-tech me ato të frymëzuara nga shekulli i XVIII, si rasti i bustit me lesh te elasticizuar me një detaj rrobabanjoje të shoqëruar me një fund balloje. Për më tepër ai ka përdorur teknika të rrobaqepësisë së vjetër si korseja jo vetëm në mëndafsh por edhe në lëkurë.

Por stilisti që dikur ka qenë pjesë e shtëpisë së modës Nina Ricci, sipas "Vogue" duket se nuk ka qenë në lartësinë e koleksionit të tij të pranverës, të paktën në pjesën e parë të sfilatës.

Ndoshta për shkak të paletës së ngjyrave apo minimalizmit por pjesa e dytë duket se ka kompensuar të parën me disa fustane të mrekullueshme kokteji dhe mbrëmjeje.