Nëse do ta gjykonim gjendjen e botës nga titujt e lajmeve, viti 2015 ishte viti i terrorit islamik, veçanërisht në Paris. Filloi me masakrën në Charlie Hebdo dhe përfshiu të shtënat më të përgjakshme më 13 nëntor në qytet, përveç sulmeve në Beirut, Ankara dhe në një qëndër për personat me aftësi të kufizuar në San Bernadino, Kaliforni. Por, edhe nëse përqendrohemi te terrorizmi, do të ishte një pikëpamje e gabuar për ngjarjet e vitit. Në vitin 2015, terrorizmi vrau më shumë njerëz në Siri, Irak, Nigeri dhe Kenia sesa në Francë apo Shtetet e Bashkuara. Dhe nëse përplasja e një avioni civil rus në Shkretëtirën Sinai në Egjipt ishte, siç pretendojnë ekspertët rusë dhe Shteti Islamik, rezultat i një komploti të ISIS, atëherë vetëm ai incident vrau më shumë njerëz sesa të dyja sulmet terroriste në Paris.
Në çdo rast, përqendrimi vetëm mbi atë që lajmet në media e shohin të rëndësishme për t’u mbuluar na jep një kuptim të shtrembëruar të botës. Vdekja e secilit prej viktimave të sulmeve terroriste të vitit të shkuar është një tragjedi e tmerrshme për atë person dhe familjen apo miqtë e tij/saj; por kjo është gjithashtu e vërtetë për vdekjet që ndodhin në aksidentet rrugore, që marrin më pak vëmendje në media.
Terrorizmi është shokues, i dhunshëm dhe përbën lajm. Nëse ndodh në qytete si tonat apo në qytete që ne mund t’i vizitojmë, sulmet marrin interes më të madh prej faktorit “ai mund të kisha qenë unë!”. Nga një perspektivë globale, megjithatë, dy gjërat më të rëndësishme që ndodhën në vitin 2015 ishin të dyja shumë inkurajuese, megjithëse vetëm njëra: marrëveshja e ndryshimit klimatik dakordësuar në Paris në dhjetor, mori vëmendjen e medias.
Dekada do të kalojnë përpara se ta dimë nëse marrëveshja e Parisit ia doli në përmbushjen e synimit të deklaruar për kufizimin e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius nga niveli para-industrial. Por kjo është më ambicioze nga sa e prisnin shumica e vëzhguesve dhe u pranua nga të gjitha 194 vendet pjesëmarrëse.
Ekspertët na thonë se pavarësisht pakësimi të gazeve serrë që këto shtete kanë premtuar ta ulin, në total kjo është ende e pamjaftueshme për synimin e marrëveshjes. Por një shpresë e dobët është ofruar nga zotimi për të rishqyrtuar këto synime në intervale pesë-vjeçare dhe konsideromi i ndryshimeve që duhen për ta arritur synimin.
Do ta shohim nëse do të funksionojë (ose do ta shohin ata që janë ende të rinj për të jetuar deri në 2050). Por pas zhgënjimit të samitit të ndryshimit klimatik të Kopenhagenit në 2009, shpirti i marrëveshjes që personifikoi marrëveshjen e Parisit duhet të na japë shpresa. Nëse tregon se është një pikë kthese për përpjekjet e parandalimit të katastrofës së ndryshimit klimatik, rëndësia e saj do të eklipsojë gjithçka tjetër që ndodhi në vitin 2015.
Në kontrast të rezultatit të takimit të Parisit, gjëja e dytë më e rëndësishme që ndodhi në vitin 2015 ishte pa dyshim pozitive: proporcioni i popullatës botërore që jeton në varfëri ekstreme ra poshtë 10 për qind për herë të parë. Kjo të paktën është pikëpamja e Bankës Botërore, që ka monitoruar varfërinë globale që prej vitit 1990.
Teksa varfëria ekstreme ka rënë, “klasa e mesme punëtore” e vendeve në zhvillim, përkufizuar si njerëz që jetojnë me më shumë se 4 dollarë në ditë, është rritur, nga vetëm 18 për qind të forcës punëtore në 1991 në gjysmë sot. Në të njëjtën periudhë, proporcioni i njerëzve të kequshqyer në rajonet në zhvillim ka rënë gjithashtu ndjeshëm, nga 23.3 për qind në 12.9 për qind.
Rënia e shpejtë e varfërisë ekstreme mund të mos tërheqë shikuesit dhe lexuesit, por ndikimi i saj në mirëqenien njerëzore padyshim që e tejkalon terrorizmin. Në vitin 1990, 1.95 miliard njerëz ose rreth 37 për qind e popullatës botërore jetonte në varfëri ekstreme; sot këta janë 702 milion njerëz. Nëse proporcioni i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme do të kishte mbetur i pandryshuar do të ishte 2.7 miliardë njerëz. Me fjalë të tjera, rënia e varfërisë ekstreme ka përmirësuar jetët e rreth dy miliardë njerëzve.
Varfëria ekstreme vret, përmes ushqimit të pamjaftueshëm dhe sëmundjeve si malaria, fruthi dhe diarreja. Ndaj nuk është çudi që një rënie në vdekshmërinë e fëmijëve ka shoqëruar rënien e varfërisë ekstreme. Në vitin 1990, 35,000 fëmijë vdisnin në ditë përpara se të arrinin ditëlindjen e pestë. Sot shifra është ulur në 16,000.
Po, 16,000 vdekje fëmijësh është ende shumë dhe fakti që 2015 ishte viti më i nxehtë në histori tregon se lufta kundër ndryshimit klimatik vetëm sapo ka filluar. Por ne mund të ndërtojmë mbi arritjet e bëra vitin e shkuar. Ne duhet të jemi shtetas më aktivë, t’i nxisim liderët tanë jo vetëm t’i plotësojnë, por edhe t’i tejkalojnë shënjestrat mbi çlirimin e gazeve që kanë premtuar të arrijnë. Nëse ne jetojmë në një shoqëri të begatë, duhet gjithashtu të kërkojmë që vendi ynë të luajë një rol në pakësimin e varfërisë ekstreme. Dhe, çfarëdo që të bëjë qeveria jonë, ne mund të gjejmë shoqata bamirësie që luftojnë varfërinë të cilat janë më efektivet dhe të kontribuojmë te ato.
(Autori është profesor i bioetikës në Universitetin Princeton dhe profesor laureat në Universitetin e Melburnit. Shkruar për “Project Syndicate”. Marrë nga reporter.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?