LAJMI I FUNDIT:

2016-shi do të jetë vit i armatimit dhe ndotjes

2016-shi do të jetë vit i armatimit dhe ndotjes

1 kallnori jep një pasqyrë tjetër nga ajo e ditës së fundit të vitit shkuar. Gjersa më 31 dhjetor e rrotullojmë historikun e së kaluarës, tani e hapim një derë të parashikimeve e dëshirave, ca reale, ca të mbushura me adhurime e dëshira të përgjithshme vetjake, e sidomos ato të risimit e përmirësimit të gjendjes shoqërore.

Vendet e angazhuara në konflikte të armatosura nuk flasin më si vite më parë për “ç’ armatosje”. 2016-shi mbulohet me projekte armatimi në çdo skaj të botës; edhe aty ku nuk ka luftë as në afërsi gjeografike e as kohore. Për ilustrim do të përmend rastin e Zvicrës, Këshilli Nacional i së cilës pranoi kreditimin prej 558 milionë franga për rimbajtjen e flotës së kamionëve “Duro”, që nënkupton shumën prej 250 mijë frangave për kamion. Në rastin tjetër, Franca, buxheti vjetor i së cilës ishte dhe është në rënie, po rritë buxhetin ushtarak. Shtetet me më pak influencë, por disi të shtrënguara nga lëvizjet gjeopolitike, blejnë avionë dhe armatim tjetër konvencional duke i rritur kështu harxhimet për mbrojtje me të cilën përkeqësojnë gjendjen e popullatës. Në këtë të fundit janë Egjipti (dhe Rusia nëpërmes Egjiptit), Katari dhe indiane blerjen e “Rafale”-ve.

Rritja dhe krijimi i forcave të reja nuk ndaluan dhe do të vazhdojnë kryesisht në vendet e përfshira në konflikte të armatosura, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë me ndihma materiale e ideologjike. Aty janë ekipet e specializuara për sulm, për mbrojtje nga terrorizmi, për çlirimin e dorëzanëve dhe robërve të luftës në vendet gjegjëse.


Krejt këto ilustrime faktike janë vetëm se një paralajmërim ogurzi për njeriun si shënjestër dhe për mbarë njerëzimin si akt i rritjes së ndotjes dhe kërcënim evident për jetë dhe harmoni ndërnjerëzore dhe asaj njeri-natyrë.

Viti 2016 nuk ka në rendin e ditës asnjë mundësi të rivendosjes së paqes! Disa veprimtarë, shpesh fytyra intelektuale, aktivistë të OJQ-eve humanitare dhe dashamirë të natyrës; asnjë alternativë serioze për ndërprerjen e luftërave që do të përshkallëzohen më gjatë se 365 ditët e vitit ’16.

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori