Tashmë edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, e tha qartë: atë që Serbia do të dëshironte, si zgjidhje për Kosovën, është modeli qipriot. Ky model do të thotë se Serbia hyn në BE sipas kufijve që i ka në OKB e kjo nënkupton Kosovën brenda Serbisë. Pastaj, paska thënë Nikoliq, mund të bisedohet me shqiptarët! E nëse kjo ndodh atëherë me siguri që nuk do të bisedohet për pavarësi të Kosovës, por për ndonjë zgjidhje që e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.
Po çfarë është në fakt modeli qipriot dhe pse ky model do të ishte fundi i pavarësisë së Kosovës?
Qiproja është një shtet i ndarë në dy pjesë – pjesa jugore, e banuar me shumice greke dhe pjesa veriore, e banuar me shumicë turke. Qipro është pavarësuar në vitin 1960 ndërsa në vitin 1974 ndodhi grushtshteti i organizuar nga nacionalistët grekë, që u pasua nga intervenimi ushtarak i Turqisë, me ç’rast u bë ndarja de fakto e Qipros ku pjesa veriore e saj me shumicë turke ra nën kontrollin e Turqisë.
Në vitin 1983 turqit e Qipros veriore shpallin shtetin e pavarur me emrin “Republika Turke e Qipros Veriore” e që njihet sot e asaj dite vetëm nga Turqia. Bashkësia ndërkombëtare e konsideron si jolegal këtë shtet dhe e konsideron pjesë përbërëse të Qipros.
Në vitin 2004 Qipro hyn në BE por me legjislacion të suspenduar në pjesën veriore, që cilësohet si pjesë e okupuar nga Turqia.
Ndarja faktike e Qipros, siç u tha, nuk është pranuar kurrë nga bashkësia ndërkombëtare. Qipron veriore nuk e njohu askush si shtet, përveç Turqisë, dhe u miratuan rezoluta të shumta në OKB, përfshirë rezoluta obligative të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si për shembull rezoluta 1251, me të cilat në mënyrë të qartë dënohej ndarja e Qipros dhe kërkohej që zgjidhja të gjendet në kuadër të një marrëveshjeje për një Qipro të pandarë me dy komunitete.
Këto rezoluta qartazi përkrahën sovranitetin e plotë dhe tërësinë territoriale të Qipros duke ndaluar në mënyrë eksplicite çfarëdo ndarje të saj, dhe kështu turqit qipriotë u gjendën para një situate të pamundshme që të krijojnë shtet të ri apo, aq më tepër, të bashkohen me Turqinë. Në vend se të bëhej shtet i pavarur apo të bashkohet me Turqinë, pas 41 vitesh të përpjekjeve të pasuksesshme, Qipro veriore tash është në negociata me pjesën jugore për ribashkim. Raportimet e fundit të mediave thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka dhënë lajmin se marrëveshja për zgjidhjen e këtij problemi është afër.
Rasti i Qipros është rast i qartë për të gjithë përkrahësit e bashkimeve kombëtare që të shohin se kur një shtet si Turqia – fuqia e 10-të ushtarake në botë dhe anëtare e NATO-s – nuk arrin që të bashkojë një pjesë të vogël të një territori të banuar me turq, jashtë kufijve të saj, atëherë cilat janë gjasat për të tjerët. Kjo Turqi që ka një barrierë të jashtëzakonshme natyrale për depërtimin rus në Mesdhe dhe është një fuqi e madhe ekonomike. E, duke qenë kështu finalja po dihet: Qiproja veriore i kthehet pjesës jugore, asaj greke, dhe as nuk bëhet shtet i pavarur e aq më pak t’i bashkohet Turqisë.
Cilat janë paralelet me rastin e Kosovës dhe ku është rreziku për Kosovën?
Kosova dhe Qiproja veriore kanë histori të ndryshme të përpjekjeve për pavarësi. Turqit qipriot u ndanë nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake nga Turqia – akt që u dënua nga bashkësia ndërkombëtare e cila kurrë nuk e pranoi atë ndarje. Kështu që përpjekjet e turqve qipriotë, pas më shumë se katër dekadash, përfundimisht dështuan. Pjesa veriore e Qipros, nëpërmjet negociatave që janë në proces, po i kthehet pjesës jugore dhe po bëhet pjesë integrale e Qipros dhe BE-së njëkohësisht.
Nëse marrim për analogji Kosovën atëherë kjo do të thoshte se pas katër dekadash të përpjekjeve për të përfunduar procesin e pavarësisë me prani në krejt organizmat ndërkombëtarë ku janë shtetet në rajon, Kosova negocion me Serbinë për t’u bërë pjesë integrale e saj dhe e BE-së.
Për fat të mirë Kosova e ka mundësinë që të shmang në tërësi skenarin tepër të rrezikshëm të modelit qipriot. Kosova, për dallim nga Qiproja veriore, është e njohur nga 111 shtete sovrane, anëtare të OKB-së, përfshirë edhe pjesën dërmuese të shteteve të BE-së. Kjo do të thotë se Kosova e ka të lehtë të shmangë modelin qipriot.
Por, kjo nuk do të thotë, megjithatë, se ky skenar shmanget në tërësi. Rreziku do të ekzistonte nëse liderët e Kosovës nuk i kuptojnë porositë nga Brukseli e Washingtoni, duke ndërmarrë hapa që janë të ndryshëm prej rrugës që kemi përpara e ajo thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e familjes evropiane, si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe me marrëdhënie të normalizuara ndërshtetërore. Kjo rrugë do të jetë e sigurt vetëm në procesin aktual të integrimeve evropiane ku përfshihet dialogu me Serbinë e ku BE në mënyrë të qartë ua ka bërë me dije të dyja palëve se ecja përpara bëhet vetëm në mënyre paralele. Kjo rrugë paralele do të sigurohet nga BE nëpërmjet MSA-së për Kosovën, tani për tani, dhe Kapitullit 35 për Serbinë.
Dështimi i Kosovës për të qenë pjesë e procesit nënkupton marrjen e rrezikut për realizimin e skenarit të rrezikshëm qipriot. Dështimi i Serbisë në këtë proces nënkupton që Serbia mbetet pa Kosovën dhe pa BE-në.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër