Javës së kaluar u shënua dita e drurit, me çka Qeveria shpalli ditë jo pune, me qëllim që kjo ditë të shënohet duke mbjellë fidanë të rinj.
Kështu që edhe gjyshi vendosi që të marrë nipin e tij, të dalin në treg për të blerë një fidan të ri për ta mbjellë. Frytin e ri kishin vendosur ta mbjellin në kopshtin para shtëpisë, ku një fryt i mëparshëm tashmë ishte tharë dhe duhej zëvendësuar me një të ri.
Kur shkuan në treg, gjyshi kërkoi një fidan nga molla, ashtu siç ishte ajo e mëparshmja dhe kërkoi nga shitësi që ajo të ishte e fortë dhe nga ato që do të sillnin frute të shumta, dhe atë qysh në pranverën e ardhshme. Nipi po dëgjonte dhe mësonte nga gjyshi dhe habitej nga ajo që kërkonte gjyshi i tij.
Pasi e blenë, rrugës për në shtëpi nipi filloi ti bëjë pyetje gjyshit rreth mollës që blenë dhe pse kishte vendosur që atë ta mbjellë pikërisht tek vendi i mollës së vjetër, e cila tashmë ishte tharë. Gjyshi i thotë që kur të arrijmë në shtëpi, do të tregoj një histori rreth mollës së mëparshme dhe se pse do mbjellim një të re.
Shkuan në shtëpi dhe menjëherë përvolën mëngët për të filluar “shkuljen” e frytit të vjetër. Dhe gjyshi fillon historinë: “Nipi im, këtë mollë e kam mbjellë në vitin 1991, së bashku me babanë tënd në atë kohë, ashtu sikur sot para 24 vitesh. Ky vit njihet si vit ‘pluralizmit’ në Maqedoni, vit kur edhe pavarësohet shteti ynë dhe shqiptarëve u dha mundësia që të themelojnë një parti politike, e cila do të shtynte përpara zgjidhjen e të drejtave të tyre në vend. Ishte koha kur gjithë shqiptarët iu bashkëngjitën lëvizjes popullore në atë kohë, duke e quajtur Partia për Prosperitet Demokratik (PPD). Është interesante me gjyshin se molla që kisha mbjellë, rritej dhe sillte frute ashtu siç zhvilloheshin ngjarjet politike. Prandaj, po ta them këtë histori, që ty si i ri ndoshta nuk të intereson, por më lejo ta përfundoj dhe besoj se do të pëlqej…”!
“Vazhdo gjysh, se edhe unë si i ri dua të di si janë zhvilluar ngjarjet dhe si kemi ardhur deri këtu ku jemi sot”, i përgjigjet nipi kureshtar.
“Vitet e para rritej ngadalë dhe filloi të jep frytet e para, edhe pse të pakta në sasi, deri në vitin 1994 kur ajo filloi t`i ndajë degët e saja në dy drejtime. Dhe, ashtu vazhdoi rritja (vit kur PPD ndahet dhe themelohet PPDSH me në krye Arbër Xhaferin). Frytet e saja filluan të shtohen, por njëra degë filloi të jep më shumë se tjetra dhe për çdo vit ndryshonin ngjyrat e mollëve. Nuk ishin çdo vit të njëjta. Herë-herë ishin më të kuqe se zakonisht, varësisht nga ndodhitë politike në vend. Mbaj mend se vitin e hapjes së UT-së ishin më të kuqe se vitet tjera, se kishin ngjyrë gjaku nga gjaku i martirëve të rënë për atë Universitet dhe nga gjaku i të rrahurve dhe të burgosurve të asaj kohe. Viti 1997 ishte viti kur përsëri mollët kishin marrë ngjyrën e kuqe nga ngjarjet e Gostivarit dhe Tetovës, kur për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar burgoset Rufi Osmani si kryetar i Komunës së Gostivarit dhe Alajdin Demiri kryetar i Komunës së Tetovës. Përsëri vrasje, rrahje e burgosje dhe tortura të shumta ndaj shqiptarëve.
Viti 1998 ishte viti i Luftës së Kosovës, ku atë vit frytet e asaj molle ishin shumë të pakta, gjethe të vyshkura gjatë tërë kohës dhe nga to rridhte ujë i pashpjegueshëm. Them që frytet kishin ngjyrën të kuqe të errët dhe ishin plot ujë, të lëngshme e me gjethe të vyshkura nga gjaku dhe lotët që u derdhën në atë fillim lufte. Kishte nga refugjatët e asaj kohe që kishim në shtëpi, që hëngrën nga ajo mollë e edhe ata habiteshin me të dhe me frytet e saja. Babai yt ishte ushtar i UÇK-së deri në vitin 1999, kur edhe përfundoi lufta dhe nuk arriti t’i shijoj frytet e atyre dy viteve”.
“Gjysh, babi ka qenë ushtarë në UÇK-në e Kosovës, edhe atje ka luftuar”!?
“Po me gjyshin, edhe pse unë kisha kundërshtuar në fillim, por jam krenar për të ashtu siç duhet të jesh edhe ti krenar për të”!
“Po gjysh, edhe mua më mungon shumë babi”, thotë i biri dhe filluan të dyve t’u rrjedhin lotët…
Vazhduan me punë dhe ishin pranë shkuljes së mollës së vjetër. Gjyshi vazhdon duke marrë frymë thellë…
“Eh, viti 2001 ishte viti kur linde ti nipçe… Linde dy muaj pasi babai yt kishte rënë dëshmor në Luftën e 2001-shit… Babai yt nuk kishte përfunduar betimin e dhënë në luftën për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ashtu ishte betimi që bënë ai me shumë shokë në Kosovë, po ashtu edhe këtu në Maqedoni. Por, pas rënies së tij si dëshmor, ajo luftë mori kah tjetër: luftë për të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni. Molla jonë atë vit, si asnjë vit më parë, kishte frute të shumta dhe të gjitha ngjyrë gjaku të lëngshme si lotët e mi dhe lotët e shumë prindërve, nënave grave dhe motrave për të dëshmorët e asaj lufte. Si rezultat i përfundimit të luftës, doli Marrëveshja e Ohrit si dokument ku do përfshihen gjitha të drejtat tona si shqiptarë, si pjesë e barabartë me maqedonasit.
Aty përfshiheshin të drejtat e gjuhës, flamurit, barazisë në përfaqësim në institucione shtetërore, në vendimmarrje dhe e fundit ishte edhe zgjidhja e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, duke u dhënë të drejta dhe status të veçantë. Të gjithë u pajtuan, e erdhi viti 2002 dhe molla jonë filloi zvogëlimin e fryteve. Por, kësaj here filloi të ndryshojë ngjyrat. Nuk ishin më ato mollët e kuqe. Çdo vit e më shumë u zbehej ngjyra dhe filluan të marrin ngjyrë të zymtë. Ashtu siç vazhdonte t’i dalë çdo vit e më shumë ‘boja’ Marrëveshjes së Ohrit, ashtu edhe mollës nisën edhe gjethet t’i zbeheshin dhe frytet t’ju pakësohen.
Kështu, nga viti 2002, nipi im, kjo mollë më nuk u bë, nuk ishte ajo që prisnim prej saj dhe siç ishim mësuar ta shohim në kopshtin tonë. Këtyre viteve u rashë shkurt, sepse nuk ka çka të thuhet diçka me rëndësi, sepse gjendjen e shqiptarëve ma tregonte molla në kopsht. Ashtu siç vyshkej çdo vit e më shumë, ashtu edhe vyshkeshin shqiptarët. Përsëri kishte vrasje, burgosje, tortura. U vranë shumë shokë të babit, u burgosën e u rrahën ata dhe familjarët e tyre dhe shumë familje tjera. U montuan shumë raste politike, raste ndaj figurave të shquara të UÇK-së. Rasti i fundit ishte 9-10 maji në Kumanovë, ku babai yt ishte shokë me shumicën prej tyre më 2001-shin me të cilët luftoi krahë përkrahë me ta derisa ai vetë ra dëshmorë.
Molla përfundimisht u tha gjatë kësaj vere sapo kishte filluar të çel gjethet e para, sepse fryte nuk kishte. Ishte Maji i këtij viti, kur edhe u inskenua rasti i Kumanovës. Nga ajo ditë ndoshta e ke vërejtur edhe ti nipçe, se filluan t’i thahen gjethet dalëngadalë dhe ashtu siç zhvilloheshin ngjarjet politike në vend gjatë kësaj vere, ashtu zhvishej molla nga gjethet, siç u zhveshën politikanët tanë shqiptarë nga bombat e Zaevit…!?
Prandaj, nip im i dashur, nga gjithë kjo histori që të tregova, vendosa që ta shkul atë përfundimisht nga kopshti ynë, duke mos i lënë asnjë rrënjë të mundshme asaj dhe të zëvendësojmë atë me një mollë të re dhe të fuqishme. Kjo mollë do të jap frytet e saj qysh në pranverën e ardhshme dhe kështu gjithë duhet vepruar që ta largojmë të keqën fillimisht nga oborret tona, kopshtet tona dhe pastaj t’i dalim karshi maqedonasve dhe t’u themi se kush jemi dhe çfarë na takon si shqiptarë”!
“Gjysh, më lejo të përfundoj atë që the, sepse besoj që e kam kuptuar… Nëse vazhdojmë t’i mbajmë ende në kopshtet tona pemë që nuk të japin asnjë fryt ndër vite dhe të shfrytëzosh atë vetëm për të të bërë hije, atëherë do vazhdojmë të jemi kështu siç jemi, nën hijen e tyre, të poshtëruar, pa integritet dhe pa punë. Gjysh, i bie si poezia e Çajupit vetëm me një ndryshim të vogël kur thotë: Politikanë nën hije, mashtrojnë e kuvendojnë/ Pika që s’u bie, se nga gjaku i dëshmorëve rrojnë”!
“Të lumtë nipi im, ardhmëria e kësaj familje dhe këtij kombi”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re