LAJMI I FUNDIT:

Fakte të reja mbi therjen e të riut Leart Ademi

Fakte të reja mbi therjen e të riut Leart Ademi

Gazeta 'KOHA', duke iu referuar burimeve policore, ka njoftuar sot se dy banorë të Çairit janë paraqitur dhe kanë pranuar therrjen me thikë të 19 vjeçarit, Leart Ademi, më 3 janar kur edhe ndroi jetë në spitalin e qytetit nga plagët e marra, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me incidentin, policia në fillim u vu në ndjekje të Ardit Ame, 19 vjeçar, duke i ngritur padi penale për lëndime të rënda trupore me pasojë vdekjeje. Më herët, shoku i Leartit, e kishte identifikuar Admirin, duke thënë se i njëjti është anëtar i tifo-grupit ‘Shvercerat’.

Mirëpo, gazeta ‘KOHA’ ka bërë të ditur se gabimi në identifikim është bërë pasi që Admir Ame ka ngjashmëri të theksuar me njërin nga dy të rinjtë të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar.
Ndryshe, siç kemi njoftuar edhe më herët, Admir Ame kishte marrë masën e ndalimit 30 ditorë, si i dyshuar për therrjen e Leart Ademit. Ndërkaq, e gjithë zënka ka nisur për motive banale./Telegrafi/

Poashtu lexo: I vrari mbrëmë në Çair, djali i gazetarit sportiv


Poashtu lexo: ‘Çka më shikon’ është arsyeja e vrasjes së Leartit 19 vjeçar në Çair