LAJMI I FUNDIT:

Vajza që u vetëvra dje në Tiranë dhe poezia e saj prekëse (Foto)

Vajza që u vetëvra dje në Tiranë dhe poezia e saj prekëse (Foto)

Vajza 20-­vjeçare, Klea Shyti, nga qyteti i Fierit, vendosi të vetëvritej ditën e djeshme, rreth orës 21:00, duke u hedhur nga kati i 11­-të i një pallati në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Parkut të Autobusëve, ku Klea u ngjit në katin e 11­të të pallatit dhe u hodh në sheshpushimin e brendshëm të tij, shkruan Panorama.

Sipas hetimeve paraprake, Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku për kryerjen e aktit ekstrem, shkruan Opinion.al.

Nga vëzhgim i rrjeteve sociale, Klea ndodhet në disa fotografi në shoqërinë e një djali, që dyshohet se mund të ketë qenë i dashuri i saj.


Emri i tij nuk figuron nëpër foto, por nga komentet të gjitha gjasat janë që të jetë pikërisht ai.

Në dy foto të ndryshme në Instagram, Klea shkruante për djalin me të cilin duket në foto në anglisht: “Dhe në fund, dashuria që merr është e barabartë me atë që jep…”.

“Lumturia nuk është një zotërim që duhet çmuar, është një cilësi mendimi, një gjendje mendore”.

Në muajin tetor Klea kishte publikuar këtë poezi në profilin e saj në Facebook:

Sa nevojë kemi për një tjetër shpirt ku të kapemi,

Një tjetër trup që të na mbajë ngrohtë.

Ku të pushosh dhe të kesh besim; ku ta japësh shpirtin tënd me mirëbesim:

Kam nevojë për këtë, kam nevojë për dike ku ta derdh trupin.

—Sylvia Plath

“Gëzuar ditëlindjen për një prej poeteve të mia të preferuara!! Edhe pse ajo nuk ia arriti kësaj dite…”, shkruante Klea.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori