Kompania DDB, pjesë e Omnicom Group një prej Kompanive më të mëdha në botë në fushën e marketingut, hap zyrtarisht përfaqësinë e saj në Kosovë, kjo u bë e ditur në konferencën për media e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Në prezantimin e tij në këtë konferencë drejtori i DDB-së për Evropën Juglindore, Christos Papapolyzos, tregoi për fuqinë e kësaj kompanie në botë në fushën e marketingut dhe u shpreh mjaft optimist se Kosova ka të ardhme të mirë në fushën e marketingut. “DDB Worldwide ka fuqinë të motivoj njerëzit për me lëvizë , për ti nxit ata në mënyrë emocionale dhe për të kontribu në ngritjen e kulturës së tyre” u shpreh Papapolyzos.
Më tutje Papapolyzos po ashtu tregoi se “DDB operon në 90 vende të botës me gjithsej 200 zyra. Kjo kompani është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme ndërkombëtare në fushën e Marketingut. Nuk na gëzon fakti që jemi fitues të kaq shumë çmimeve na gëzon fakti që kemi ndikuar në ndryshimin e pikëpamjes për produktin”.
DDB në Kosovë do të përfaqësohet nga dy kompani vendore të cilat kanë një përvojë shumëvjeçare në fushën e Marrëdhënieve me Publik, Marketingut, Reklamimit- Komunikimit Digjital dhe Krijimit të Brendeve, PR Solutions dhe Trokit.
Drejtori i DDB Kosova, Armend Susuri, gjatë prezantimit të tij në konferencë tha se “Trokit dhe PR Solutions do të bashkojnë përvojën, diturinë dhe burimet njerëzore, të cilat me përkrahje të fuqishme nga DDB worldëide, do të rezultojë në krijimin e një kompanie të re që do të sjellë risi, kreativitet dhe potencial për shumë vende të reja pune”
“Hapja e përfaqësisë së DDB-së në Kosovë është dëshmi që Kosova po bëhet pjesë e një tregu të gjerë botëror edhe në fushën e marketingut”, theksoi Susuri.
DDB Worldwide është themeluar në vitin 1949. Aktualisht ka të punësuar më shumë se 13 mijë punëtorë dhe punon me rreth 1 500 klient. Disa nga klientët e DDB Worldwide janë: Volkswagen Group, McDonalds, PepsiCo, Henkel, Unilever, Electrolux, Johnson & Johnson, Ericson, Chipita, Philips dhe shumë brende të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos