Bankat komerciale që operojnë në Kosovë presin që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të rritet kërkesa për kredi nga dy kategori, ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare. Kështu të paktën thuhet në raportin e fundit të Zhvillimeve Makroekonomike të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Pritjet e bankave për rritje të kërkesës për kredi, duhet të arsyetohen me oferta më të favorshme, me procedura më të lehta për aplikim, norma më të ulëta të interesit, pohojnë përfaqësues të subjekteve ekonomike.
Sipas tyre, jo rrallëherë është vlerësuar se pikërisht bankat komerciale me politikat e tyre zbatuese po detyrojnë falimentimin e bizneseve në Kosovë.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet financiare kërkojnë kredimarrës, por nuk po ofrojnë asnjë ofertë të volitshme për biznese.
Ai madje thotë se edhe zvarritja e funksionimit të institucioneve të Kosovës të dala nga zgjedhjet e
tetë qershorit, lë hapësirë që bizneset dhe ekonomia e tyre të varen nga bankat, dhe rrjedhimisht të rritet kërkesa për kredi, sepse shumë projekte kapitale janë pezulluar nga institucionet qendrore dhe lokale.
Në këtë mënyrë, thotë Shahini, bizneset kanë obligime financiare ndaj operatorëve që kanë bashkëpunuar dhe alternativa e vetme për të mbuluar përkohësisht kërkesat janë bankat. “Është e natyrshme që gjashtëmujori i dytë i rritë kërkesat për kredi, por bankat nuk po ofrojnë asnjë ofertë më të lehtë se një vit më parë, apo se në gjashtëmujorin e parë. Bizneset janë të detyruara që të marrin këto kredi më këtë interes aq të lartë dhe shpesh në këto situata do të rritet numri i kompanive të cilat do të falimentojnë për arsye të mosfuqisë për t’i kryer obligimet ndaj operatorëve të ndryshëm ekonomik por edhe ndaj shtetit”, thekson Shahini.
Kreditë për ndërmarrje dhe ato për ekonomi familjare edhe ashtu vazhdojnë të dominojnë në strukturën e gjithsejtë të kredive në Kosovë.
Nga 1.8 miliard euro kredi sa kanë qytetarët në bankat komerciale, 67 për qind janë kredi për ndërmarrje pasuar nga kreditë për ekonomitë familjare me 30.8 për qind.
Sidoqoftë, bankat vazhdimisht deklarohen se janë në funksion të biznesit, por sa i përket shërbimeve, ato janë shumë të shtrenjta.
Mungesa e qarkullimit të parasë se gatshme në treg, thotë Shahini, detyron bizneset që të pranojnë këto shërbime, e që në disa raste paraqiten si faktorë të falimentimit të bizneseve. “Bizneset pasi nuk kanë alternative të ndryshme detyrohen që të t’i nënshtrohen këtyre kritereve dhe kushteve të bankave dhe shpesh të vënë në pikëpyetje kthimi i huas”, thekson Shahini.
Në anën tjetër, udhëheqës të Shoqatës të Bankave të Kosovës, pohojnë se bankat komerciale janë duke zhvilluar strategji të ndryshme për uljen e shpenzimeve operative të tyre, në mënyrë që të kenë edhe kushte më të favorshme për kreditim.
Petrit Balija, drejtor i Shoqatës se Bankave të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se bankat nuk kanë ashpërsuar kriteret për aplikim për kredi. Por sipas tij, bankat janë të kujdesshme për sigurimin e kthimit të këstit të kredisë. “Megjithatë, nuk është për të thënë se nuk kanë mundësi që edhe bankat të bëjnë përmirësimet e tyre dhe besoj që edhe bankat janë duke u munduar që përmes konkurrencës të bëjnë uljen e kostove të të gjitha shërbimeve, në mënyrë që edhe bizneset të kenë më të lehtë të bëjnë pagesa dhe mos të kemi vonesa apo dështime në kredi”, shprehet Balija.
Ndryshe, kamatat për kredi për ndërmarrje sillen mbi 10.6 për qind, kurse për ekonomitë familjare 10.4 për qind.
Edhe pse normat e interesit ndryshojnë varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Bankat komerciale që operojnë në vend, përmes reklamave të ndryshme në media të shkruara dhe elektronike, si dhe panove reklamuese, paraqesin oferta të ndryshme dhe tërheqëse për produktet e tyre, madje thuhet se ofrojnë norma të volitshme të interesit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos