LAJMI I FUNDIT:

Pyllëzohen rreth 420 hektarë

Pyllëzohen rreth 420 hektarë

Procesi i përvitshëm i pyllëzimeve të reja do të vazhdojë edhe këtë vit. Mbi 1 milion fidanë, që përfshijnë 417 hektarë tokë të zhveshur pyjore, kanë filluar të pyllëzohen që nga 1 tetori dhe do të vazhdojnë deri më 1 dhjetor të këtij viti.

Këto pyllëzime, të cilat Ministria e Bujqësisë, i realizon përmes Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë për qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe pyllëzimin e djerrinave të formuara nga dëmtimet e ndryshme.

Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, thotë se përzgjedhja e fidanëve dhe përcaktimi i vendit për pyllëzim, bëhet nga ekspertët e pylltarisë, të cilët përcaktojnë edhe llojet e fidanëve që përshtaten me kushtet klimatike tokësore për pyllëzime dhe që kanë ndikim më të madh në përmirësimin e strukturës pyjore në Kosovë.


“Agjencioni Pyjor i Kosovës edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara ka filluar me procesin e pyllëzimeve të reja, ku që nga 1 tetori i këtij viti ka filluar pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura prej 417 hektarë, në të cilën sipërfaqe do të mbillen mbi 1 milion fidanë, të cilat janë produkt i fidanishtes në Institutin tonë”, thotë kryeshefi Zejnullahu.

Ai tregon se për realizimin e këtyre pyllëzimeve tashmë kanë angazhuar 20 punëtorë sezonalë, të cilët do të kujdesen edhe për mbarëvajtjen e këtij procesi deri në fund.

Ndryshe, përpos pyllëzimeve të reja, Agjencioni me qëllim të përmirësimit të strukturës së pyjeve në vend, së shpejti do të fillojë edhe realizimin e një projekti për trajtimin e 1000 hektarëve të pyjeve të reja, ku për këtë qëllim, agjencioni ka përfituar edhe një fond prej 442 mijë euro prej Qeverisë Suedeze. Ky projekt pritet të ndikojë në ngritjen e cilësisë së masës drusore në Kosovë.
/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori