Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Bedri Hamza po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington dhe ku po marrin pjesë delegacione nga 186 vende anëtare të FMN-së dhe BB-së.
Guvernatori Hamza në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, ka takuar Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Min Zhu, Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Laura Tuck, drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë Pual Thomsen, misionin e FMN-së për Kosovë, si dhe Drejtorët Ekzekutivë të konstituencave në FMN-së dhe BB-së , pjesë e të cilave është Republika e Kosovës (Johan Prader dhe Gino Alzetta). Në kuadër të kësaj vizite, Guvernatori Hamza është takuar dhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Thesarit Amerikan (Larry McDonald dhe Daleep Singh).
Po sot gjatë takimeve të zhvilluara është diskutuar lidhur me proceset e përgjithshme ekonomike në vend dhe në veçanti në sektorin financiar, si dhe për avancimin e bashkëpunimit të deritashëm. Në këto takime është diskutuar edhe rreth implementimit të asistencës teknike për BQK-në dhe nevojës së vazhdimit të kësaj mbështetje sipas prioriteteve zhvillimore të BQK-së.
Mbështetur në progresin e arritur, rritjen e kapaciteteve si dhe shfrytëzimin efikas të asitencës tëknike deri me tani, Guvernatori Hamza ka marr zotimin e FMN-së, Bankës Botërore dhe Thesarit Amerikan për vazhdimin e mbështetjes së BQK-së edhe në të ardhmen.
Guvernatori Hamza gjatë mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, do të nënshkruaj edhe marrëveshjen e re të Konstitutencës në Bankën Botërore pjesë e së cilës është Republika e Kosovës përderisa do të marrë pjesë edhe në Mbledhjen e 30-të të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar. Delegacioni i BQK-së do të zhvilloi takime edhe me zyrtarë të lartë dhe homologë nga bankat qendrore të rajonit dhe botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë