Ngërçi politik që pengon formimin e tërësishëm të institucioneve të vendit, po shkakton imazh të keq edhe tek investitorët e huaj. Kjo do të sjellë një shumë më të ulët të investimeve të huaja gjatë këtij viti, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza aktuale politike do të ketë refleksione negative jo vetëm në zhvillimet e brendshme në ecuritë makro-ekonomike, mirëpo edhe tek investimet e jashtme.
“Dërgojmë një sinjal jashtëzakonisht negativ tek investitorët potencialë dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë se Kosova nuk ka një Qeveri dhe një Parlament funksional ku zbatohen rregullat e ekonomisë së tregut të lirë”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, Agron Demi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara, “GAP”, thotë se niveli i investimeve të huaja në Kosovë ka rënë që nga viti 2008. Prandaj, ky ngërç politik nuk do të ndikojë aq shumë në largimin e investitorëve. Ajo që mund të ndikojë, sipas tij, është se sa më shumë të zgjas ngërçi dhe të mos ketë ndryshime në qeverisje, nuk do të ketë investitorë të rinj.
“Ajo që më shumti është prekur nga investimet e huaja është projekti ‘Brezovica’, që ka qenë në fund të projektit dhe është dashur të shpallet investitori, ndërsa nuk dimë ndonjë projekt tjetër që ngërçi politik ka stopuar investitorët e huaj. Madje, kur është interesi ekonomik i klasës politike, po vazhdohen edhe projektet e investimeve të huaja, siç është ajo e autostradës Prishtinë-Shkup, që sipas metodologjisë së Bankës Qendrore të Kosovës konsiderohet si investim i tillë”, thekson Demi.
Gashi thotë se gjatë periudhës katërmujore, prej zgjedhjeve të 8 qershorit dhe mosfunksionalizimit të institucioneve vendore, janë pezulluar shumë projekte kapitale të cilat do të mund të investoheshin nga investitorë ndërkombëtarë.
“Do të kemi një zvogëlim të investimeve të jashtme, për arsye se kanë ngecur projektet kapitale të mëdha, përmes së cilave ne do të mund të inkorporonim investimet e jashtme, siç janë sektori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, mandej ai i energjetikës, minierave, mineraleve dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike”, shton Gashi.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe autoritetet kompetente kanë shtyrë afatin për zgjedhjen e kompanisë fituese për ndërtimin e Termocentralit “ Kosova e Re”. Gjithashtu është shtyrë afati për dorëzimin e ofertave për koncesionimin i qendrës turistike “Brezovica”. Dhe, për nëntë muaj është shtyrë edhe afati për hartimin e planit për ri-organizimin e kombinatit “Trepça”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri