Më 23 nëntor do të vihet gurthemeli i Fabrikës së Kërpudhave në Mitrovicë, në të cilën fillimisht do të punësohen 370 persona, me pretendimin që ky numër të shkojë deri në 3 500.
Sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agimit Bahtiri, në këtë fabrikë prodhimi ditor do të jetë 50 tonë, të cilët do të eksportohen në tregun e Bashkimit Evropian, ndërsa paga mesatare e punëtorëve do të jetë 400 euro.
Bahtiri ka deklaruar se për ndërtimin e Fabrikës së Kërpudhave në Mitrovicë kishte bërë përpjekje maksimale qysh në janar por, sipas tij, ai kishte hasur në pengesa nga pushteti qendror dhe ai lokal. “Kam bërë përpjekje maksimale që ndërtimi i fabrikës të fillonte në janar të këtij viti, por me pengesat që kam pasur nga pushteti qendror dhe lokal, nuk më është dhënë hapësirë për ta realizuar këtë projekt. Kështu që, vendosa ta sakrifikoj tokën në sipërfaqe prej katër hektarësh për ndërtim”, është shprehur Bahtiri, duke shtuar se këtë sakrificë e ka bërë vetëm që investitorët mos të ikin në shtetet e tjera, por të investojnë në Mitrovicë. “Leja është në proces dhe ne kemi të drejtë ta bëjmë përgatitjen e tokës. Mendoj se këtë javë do të përfundojnë të gjitha procedurat në mënyrë ligjore dhe më 23 tetor do ta vëmë gurthemelin dhe do t’ia fillojmë punës”, ka thënë Bahtiri. “Në vitin 2008 në kompaninë që kam qenë unë drejtor kam importuar nga Azia 4.4 milionë dollarë, prandaj mendoj se të gjitha ato produkte që i kam pasur atje, të prodhohen në Kosovë dhe më pas të eksportohen në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Bahtiri.
Ndërkaq sa i përket infrastrukturës punuese, ai ka treguar se do të vijnë në Kosovë ekspertë teknikë nga Japonia dhe Koreja e Jugut për ta lansuar përvojën e tyre te punëtorët e fabrikës. “Punëtorët do të shkojnë në seminare të ndryshme në Azi, kështu që po mendoj se do të bëhet një gjë shumë e mirë”, ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se më 4 nëntor të këtij viti do të nënshkruhet kontrata për investimin prej 34 milionë eurosh për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave. “Jemi në fazën përfundimtare të projektit të dytë. Do ta nënshkruajmë kontratën në vlerë investimi prej 34 milionë eurosh me një kompani të fuqishme, e cila vepron në SHBA dhe Suedi për riciklim të mbeturinave”, ka treguar Bahtiri. Sipas tij, në këtë fabrikë do të riciklohen 200 tonë mbeturina në ditë. “Mendoj se këtu do të jenë të punësuar deri në 600 punëtorë. Prandaj, unë kam ardhur këtu për të investuar dhe për të bërë reforma ekonomike”, është shprehur Bahtiri, duke bërë me dije se kjo fabrikë është e një rëndësie të veçantë dhe do të ndërtohet në Zonën e Lirë Ekonomike, në të cilën është paraparë të futen 380 biznese. “Unë kam ardhur në Kosovë për të investuar dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, duke bërë reforma ekonomike”, ka përfunduar Bahtiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri