LAJMI I FUNDIT:

Qeveria refuzon ta subvencionojë KEK-un

Qeveria refuzon ta subvencionojë KEK-un

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk ka arritur të bindë Qeverinë për mbështetje financiare.
Qeveria e Kosovës beson që KEK-u mund t’i mbulojë vetë shpenzimet prej 6.3 milionë eurove, të cilat i ka kërkuar për t’i mbuluar shpenzimet fikse për paga. Për më tepër, qeveria nuk e konsideron çështje urgjente kërkesën e KEK-ut për mbështetje financiare pas humbjeve të shkaktuara nga shpërthimi i elektrolizerit në Termocentralin “Kosova A”, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeveria e Kosovës konsideron se kërkesa për mbështetje financiare nga ana e KEK-ut nuk është çështje me urgjencë, andaj përgjigje për këtë kërkesë do t’u jepet në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MZHE-së, e cila është udhëheqëse e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

Edhe pse ende nuk kanë marrë ndonjë vendim final, MZHE-ja thotë se KEK-u mundet edhe vetë t’i mbulojë shpenzimet për pagat.


“Konsiderojmë se tani ka ndryshime në sektorin e energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës beson se mbase KEK-u do të jetë në gjendje që vetë t’i mbulojë ato shpenzime”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori