LAJMI I FUNDIT:

Qindra nxënës të A.S.K-ës në marsh kundër varshmërive!

Qindra nxënës të A.S.K-ës në marsh kundër varshmërive!

Me marshin e qindra e nxënësve të Shkollës Amerikane të Kosovës përgjatë̈ sheshit Nëna Terezë në Prishtinë, filloi java e aktiviteteve kundër drogës, duhanit dhe alkoolit.

Java e aktiviteteve Red Ribbon Week që filloi sot, ka për qëllim promovimin e një̈ jete të shëndetshme, aktive dhe të hareshme, që eliminon konsumimin e duhanit, alkoolit si dhe eksperimentimin me substanca narkotike.

Kjo javë përfshinë̈ aktivitete të shumta kulturore dhe edukative, të organizuara në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin arsimor të A.S.K-së, që sivjet hapen edhe për publikun.

Me thirrjet ‘As një tym, as një cigare’, ‘As me provu, as me eksperimentu, ‘As një gotë, as një shishe’ qindra nxënës të kësaj shkolle filluan marshin e fëmijëve të përgjatë sheshit Nëna Terezë në Prishtinë e deri të ambientet e kësaj shkolle, në qendër të Prishtinës, pranë monumentit Newborn.

Ky marsh i nxënësve të A.S.K-ës që sivjet organizohet për herë të dytë, është i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe bën thirrje për jetë të shëndetshme, pa duhan, alkohol apo substance narkotike.

Përveç marshit, në A.S.K do të zhvillohen aktivitete dhe gara të ndryshme gjatë tërë javës. Disa nga aktivitetet e ndryshme të fëmijëve janë ajo e bluzave të kuqe dhe dita e kapelave të çuditshme. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave është aktiviteti më i ri në shkollë i quajtur A.S.K TALKS, ku i ftuar do të jetë Safet Blakaj nga Qenda Labirint, i cili në një fjalim motivues do shpalosë faktet dhe pasojat e përdorimit të narkotikëve të ndryshëm.

RED RIBBON ËEEK është aktivitet i adoptuar nga sistemi amerikan i shkollimit, i cili vjen në Kosovë për herë të dytë dhe organizohet nga American School of Kosova, që njëkohësisht është institucioni i vetëm edukativ, plotësisht i akredituar nga AdvancED dhe me licencë të plotë nga MEST. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori