LAJMI I FUNDIT:

Austria e interesuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Austria e interesuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se partneriteti me Austrinë është me rëndësie të veçantë dhe bashkëpunimi me ketë shtet ka qenë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Përvoja dhe ekspertiza austriake është ajo çka i nevojitet Kosovës, qoftë në aspekt politik, ekonomik, social dhe kulturor, theksoi Gërxhaliu pas takimit me një delegacioni të bizneseve nga Austria, i udhëhequr nga Peter Hasslacher – përfaqësues i Odes Ekonomike Federale të Austrisë, përgjegjës për Kosovë, Shqipëri dhe Slloveni.

Hasslacher theksoi se ky është aktiviteti i katërt ekonomik në Kosovë me qëllim të përafrimit të interesave të komunitetit biznesor nga Austria në Kosovë, për promovimin e mundësive për të investuar në Kosovë dhe njëherit për të përmirësuar imazhin e Kosovës duke lëshuar një mesazh të qartë se në Kosovë ka mundësi për partneritet dhe investime. Në të njëjtën kohë, nesër do të bëhet hapja zyrtare e “Javës Austriake” e cila do të mbahet në Albi Mall, dhe në muajin Nëntor kemi paralajmëruar edhe një delegacion biznesor të përbërë nga disa kompani austriake të interesuara për partneritet në Kosovë.


Po ashtu, Hasslacher, paralajmëroi se në të ardhmen do të ketë aktivitete të shumta në sektorë të caktuar në mes të kompanive Kosovare dhe atyre Austriake, sidomos në fushën e agrobiznesit, energjisë alternative, përpunimit të drurit dhe metalit, edukim, IT dhe konsulencë.

Kjo është dëshmi se Austria është e interesuar të mbështesë Kosovën në zhvillim ekonomik si garancë e stabilitetit social, politik dhe të përshpejtimit të proceseve integruese.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se “është koha kur duhet të gjinden forma lehtësuese për dhënien e vizave, për komunitetin e biznesit Kosovar, me qëllim të mundësimit të kontakteve në mes të dy komuniteteve të biznesit, sepse në qoftë se nuk ka eliminim të barrierave rreth vizave, atëherë komunikimi në mes të bizneseve do të jetë arsye e dështimit në mosrealizimin e qëllimeve tona”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori