LAJMI I FUNDIT:

BERZH interesohet për lidhjen hekurudhore, kufiri Maqedoni-Fushë Kosovë

BERZH interesohet për lidhjen hekurudhore, kufiri Maqedoni-Fushë Kosovë

Ministri i Financave Besim Beqaj, është takuar sot me Bordin e Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku kanë biseduar në lidhje me sektorët më kritike të cilat do të iu del në ndihmë BERZH.

Beqaj ka treguar se gjatë vitit të kaluar është bërë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe ka vlerësuar shkëlqyeshëm bashkëpunimin me BERZH-në. “Sot folëm për stabilitetin makroekonomik, përperspektivën ekonomike të vendit por njëkohësisht edhe për raportet tona në të ardhmen, në fushën e projekteve të karakterit rajonal, duke marrë parasysh hekurudhat duke marrë parasysh rrugët rregullimin e sektorit të energjisë dhe sektorë tjera të cilët janë në interes të veçantë për ne”, ka thënë ai.

Po ashtu, gjatë takimit është biseduar edhe për një involvim në sektorin privat, sepse siç ka thënë Beqaj, ideja e tyre është që zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës të bëhet përmes sektoritprivat.


“Dy projekte janë të cilat tani më të aprovuara dhe janë duke u analizuar në kuptimin e përgatitjes së dokumentacionit, është projekti për lidhjen hekurudhore nga kufiri me Maqedoni deri në Fushë Kosovë dhe pastaj do të vazhdojë dy projekte të tjera të cilat do të shkojnë deri në kufi me Serbinë. Një projekt tjetër që është duke u përgatitur është në fazën e analizimit , është financimi i rrugës në drejtim nga Kieva në drejtim të Pejës, ky është bashkëfinancim me Bankës Evropiane për investime”, ka thënë ai.

Projekti për hekurudhën nga Kufiri me Maqedoni deri në Fushë Kosovë, kap vlerën prej 90 milionë euro.

Ndërsa, Evren Dilekli, udhëheqës i delegacionit të bordit të drejtorëve të BERZH-së, ka thënë se Kosova është një anëtare relativisht e re e BERZH-së dhe se BERZH do t’i ndihmojë Kosovës.

“Kjo është vizita e parë e bordit të drejtoreve të BERZH. Pavarësisht që Kosova është anëtare e re, se bashku kemi filluar shumë mirë që një vit e diçka dhe kemi një politikë të fuqishme për të ardhmen, kështu që BERZH është shumë e përkushtuar që t’i përkrah njerëzit në Kosovë dhe shtetin e Kosovës, si dhe perspektiven e së ardhmes së këtij vendi. Kjo është një vizitë e shkurtë, ku do të takohemi me zyrtarë qeveritar, klient të biznesit, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të administratës lokale, shoqërinë civile”, ka thënë ai.

Siç ka thënë Dielkli, BERZH-ja do t’i ndihmojmë Kosovës në planet e saja për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori