Zyrat e prokurimit në Kosovë mbeten fushat ku më se shumti zhvillohet korrupsioni dhe keq menaxhimi i parasë publike, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Madje sipas tyre, për luftimin e veprimtarive korruptive vazhdimisht ka munguar vullneti politik, por edhe i prokurorëve për të zgjidhur rastet e korrupsionit.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, ka thënë se prokurimi publik vazhdon të jetë hallka ku gërshetohet çdo veprimtari korruptive, sepse është fusha ku është e koncentruar pjesa më e madhe buxhetit publik, në të cilin vazhdimisht ka pasur zhvatje.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka memorandum bashkëpunimi më Këshillin Prokurorial të Kosovës për të monitoruar planin e veprimit për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit. ”Bazuar në monitorimin të cilin e kemi bërë, kemi parë një mungesë të vullnetit të prokurorëve për t’i zgjidhur me prioritet rastet e korrupsionit. Por, edhe në rastet në të cilat ka pasur zgjidhje, ka pasur në më shumë se gjysmën e tyre hudhje të rasteve të korrupsionit, apo pushim të hetimeve të këtyre rasteve. Vetëm në më pak se gjysmën e rasteve ka pasur ngritje të aktakuzave”, ka shtuar Musliu .
Udhëheqës të Lëvizjes “FOL” pohojnë se fusha e tenderimit është terreni më i përshtatshëm për keq përdorimin e parasë publike.
Drejtori ekzekutiv në Lëvizjen Fol, Petrit Zogaj, për Radion Evropa e Lirë shprehet se mbi 80 për qind e buxhetit të shtetit shkon përmes procedurave të prokurimit publik. Në shumicën e procedurave tenderuese brenda institucioneve publike, thotë ai, ka pasur ankesa për shkelje, rivlerësime, kthime në fillim të proceseve për shkak të shkeljeve të procedurave dhe të aferave potenciale korruptive.
“Një veçori që ka ndodhur nga viti i kaluar dhe që ka vazhduar edhe sivjet që në mungesë të një konsensusi politik për anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ne kemi kaluar mbi 260 ankesa për periudhën 31 gusht – 2 shkurt, dhe nuk janë shqyrtuar asnjëherë për shkak se nuk ka pasur bord
Dhe ato ankesa nga ana e operatorëve ekonomik kanë shkuar pa u shqyrtuar dhe që ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë biznesin por edhe autoritetin kontraktues në këtë rast institucionet publike”, ka thënë Zogaj.
Ligji për prokurimin publik siguron mënyrën efikase, transparente dhe të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike. Ky ligj, gjithashtu ka për qëllim të sigurojë integritetin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik dhe personave të tjerë që janë të përfshirë në aktivitete të prokurimit, që vendimet e individëve të mos ndikohen nga interesat personale.
Por, Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol” ka theksuar se shumica e institucioneve publike nuk kanë qasje transparente karshi shpenzimeve të parasë publike .
“Problemi më korrupsionin me prokurimin publik ka të bëjë më jo respektim të procedurave ligjore që janë të parapara në prokurim publik, më konflikt të interesit që është i shfaqur kudo, e që konflikti i interesit ka potencial të prodhojë afera korruptive.
Pra, shumica e autoriteteve kontraktuese e institucioneve publike nuk e kanë qasjen transparente në shpenzimin e parasë publike përmes prokurimit publik “ tha Zogaj.
Edhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare, Kosova është kritikuar për shkallën e lartë të korrupsionit.
Ndërkaq, në raportin e progresit të Komisionit Evropian nga autoritetet është kërkuar që të dëshmojnë rezultate praktike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të zhvillojë me tej pavarësinë e drejtësisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos