LAJMI I FUNDIT:

Eksporti shënon rritje prej 9 %

Eksporti shënon rritje prej 9 %

Në Kosovë deri në fund të muajit shator janë importuar mallra në vlerë prej 1.8 miliard eurosh, kurse janë eksportuar mallra me vlerë prej 279.9 milionë eurosh.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksporti ka shënuar rritje prej 9-përqindësh, ndërsa sa iu përket shteteve që prijnë me import në Kosovë, kampione e të gjithave mbetet Serbia.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se për nëntë muaj janë importuar mallra në vlerë prej 1.8 miliard eurosh. “Deri në fund të muajit shtator në Kosovë janë eksportuar mallra me vlerë 279.9 milionë euro, që është rritje e eksportit prej 9-përqindësh krahasuar me vitin e kaluar”, është shprehur Stavileci për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ka pasur eksport në vlerë prej 260 milionë eurosh. “Gjatë këtij viti në vend të parë qëndron Serbia për kah vlera e mallrave të importuara. Më pas janë Gjermania, Turqia, Italia, Kina, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kroacia”, deklaroi ai.


Ndërkaq, Alban Zogaj nga Instituti “RIINVEST” rritjen e eksportit e ka cilësuar si lajm shumë të mirë për ekonominë e Kosovës pasi, sipas tij, ndikon në rritjen ekonomike të vendit. “Rritja e eksportit është një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë, sepse rritja e eksportit ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit, apo në rritjen e GDP-së dhe ky është qëllimi ynë kryesor”, ka thënë Zogaj. Sipas tij, rritja e shkallës së eksportit do të ndikojë në rritjen e vendeve të reja të punës. “Sa më shumë që arrijmë të eksportojmë, aq më konkurruese do të jenë ndërmarrjet tona dhe aq më shumë vende të reja të punës do të hapen në vend”, është shprehur Zogaj.

E, njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri, ka thënë se kjo është edhe çështje e mosformimit të institucioneve. Sipas tij, më herët Qeveria e Kosovës është dashur të krijonte politika të favorshme për bizneset e Kosovës.

“Në vend importohen produkte të cilat Kosova mund t’i prodhojë vetë siç janë produktet e qumështit dhe produkte të tjera”, ka deklaruar Beqiri, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte politika më të favorshme për ruajtjen e produkteve vendore, ashtu siç veprojnë Gjermania, Turqia dhe vendet e zhvilluara.

“Prodhuesit vendorë duhet të bëjnë përpjekje që produktet e tyre të jenë më cilësore, sepse kemi edhe produkte jocilësore”, ka thënë ai. Ndërkaq rritjen e eksportit Beqiri e ka cilësuar si një lajm të mirë. “Padyshim se është një lajm i mirë. Mendoj se inkuadrimi i organeve kompetente për krijimin e kushteve të favorshme për eksport, bashkëpunimi në mes shteteve, rritja e standardeve të prodhimit sipas direktivave të BE-së nga ana e bizneseve, kanë ndikuar të ketë rezultate në këtë drejtim”, ka thënë Beqiri. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori