Grupi Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) – që paraqet edhe institucionin qendror të grupit bankar Raiffeisen në Austri, duke e përfshirë edhe Grupin Raiffeisen Bank International (RBI), kompanitë e sektorëve të specializuar dhe UNIQA – e kaloi me sukses stres testin e Bankës Qëndore Europiane (BQE). RZB i tejkaloi dukshëm koeficientët e mjaftueshmërisë së kapitalit, si në skenarin bazik ashtu edhe në skenarin e pafavorshëm të stres testit. Sa i përket skenarit të bazuar në koeficientët bazë, RZB arrin të ketë koeficientin e mjaftueshmërisë së kapitalit të klasit të parë (CET 1 ratio), duke përfshirë edhe korrigjimet nga rishikimi i kualitetit të aseteve (Asset Quality Review), prej 9.48 për qind (koeficienti i domosdoshëm: 8.0 për qind). Sa i përket skenarit të pafavorshëm, koeficienti i mjaftueshmërisë së kapitalit të klasit të parë të RZB ), duke përfshirë edhe korrigjimet nga rishikimi i kualitetit të aseteve është 7.77 për qind (koeficienti i domosdoshëm: 5.5 për qind).
Rishikimi i kualitetit të aseteve nga BQE, e cila i ka paraprirë stres testit, ka ndikuar në përshtatjen e koeficientit të mjaftueshmërisë së kapitalit të klasit të parë në vlerë prej 0.65 pikë përqindjeje. Këto përshtatje janë bërë kryesisht si rezultat i faktit që BQE ka pasur një qasje më ndryshe ndaj provizioneve për mbulimin e kredive të këqija në kuadër të portfolios së kredive. Për më tepër, koeficienti i kualitetit të aseteve nuk llogarit provizionet të cilat janë krijuar në vitin aktual financiar.
“Këto rezultate konfirmojnë qëndrueshmërinë e modelit të biznesit të RZB, posaqërisht kur janë zbatuar skenare mjaft sfiduese të stress testeve në vendin tone dhe Evropën Qëndore dhe Lindore, në krahasim me vendet tjera të rajonit të Evropës”, tha Walter Rothensteiner, drejtor i përgjithshëm i RZB.
“Ne jemi të kënaqur se rezultatet nga rishikimi i kualitetit të aseteve i konfirmojnë vlerësimet e brendshme në bilancin tonë të gjendjes”.
Në kuadër të publikimit të rezultateve, BQE ka publikuar edhe koeficientët hipotetik për të dhënat financiare deri më 31 dhjetor 2013 duke u bazuar tërësisht në rregulloret e Basel III. Këto rregullore do të hyjnë në fuqi në vitin 2023. Informata më të hollësishme mbi rezultatet e stress testit të RZB mund t’i gjeni në ECB’s Website. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë