LAJMI I FUNDIT:

Kosova e 75-ta për të Bërë Biznes

Kosova e 75-ta për të Bërë Biznes

Kosova është ngritur në raportin e Bankës Botërore për të “Bërë Biznese 2015” në vendin e 75. Ketë e ka konfirmuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj në facebook.

“Kosova ngritët në vendin e 75 në raportin e Bankës Botërore për të Bërë Biznes. Kjo shënon një ngritje prej 51 vende që nga viti 2012 kur Kosova ishte në vendin 126, ndërsa një ngritje prej 11 vendesh nga viti 2014 kur ishim në vendin e 86 (pa rishikim të fundit)”, shkruan Nikaj.

Sipas tij, edhe më e rëndësishme, në indikatorin e Fillimit të Biznesit, Kosova është ngritur për 58 vende (nga 100 në 2014 në 42 në 2015), shkruan Telegrafi.


I menjëhershëm ka qenë përgëzimi për punën që ka bërë Nikaj në MTI nga ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj. “Ministër Bernard Nikaj, ne emër të MTI-së një falënderim të madh për punën e shkëlqyer që keni bërë në reformat që keni ndërmarrë. Edhe ky raport sikur edhe raporti i KE, na bënë neve krenar që punuam me Ju. Shëndet dhe ju presim në sfidat e radhës!”, ka shkruar ministri Mulaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori