Kosova rrezikon të zhytet në një krizë financiare e buxhetore për mungesë të buxhetit të miratuar. Kriza institucionale, që si pasojë ka mosmiratimin e buxhetit për vitin 2015, sipas zyrtarëve të qeverisë në largim, do të lë të gjithë shërbyesit publik pa paga nga marsi i vitit të ardhshëm.
Por, ish përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave alarmojnë se kjo krizë do të nis qysh nga janari.
Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit në largim të Financave, Besim Beqaj, tregon se në bazë të Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjit mbi buxhetin e Kosovës, çdo organizatë buxhetore për muajin janar dhe muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të merr 1/12 të mjeteve të tërësishme që i ka pasur në vitin 2014.
“Në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të sigurohet pagesa e të ardhurave dhe shpenzimeve për shërbyesit civil. Problemet fillojnë nëse deri në mars të vitit të ardhshëm nuk aprovohet buxheti atëherë nuk mund të bëhet ekzekutimi i pagave dhe shpenzimeve të tjera pa një vendim të Kuvendit”, sqaron Baxhaku.
Mjetet e 1/12, sipas Baxhakut do të mjaftojnë që të bëhet pagesa e pagave për të gjithë punëtorët civil dhe një pjesë e shpenzimeve të ndryshime materiale për nevojat e organizatave buxhetore.
Baxhaku, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave Ministria e Financave do të dorëzojë në Qeverinë e Kosovës projekt buxhetin për vitin 2015.
Ndryshe, në bazë të procedurave ligjore, më 31 tetor Qeveria duhet të miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal, kurse deri në fund të dhjetorit duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se në rastin kur buxheti nuk arrin të miratohet para datës 31 dhjetor, por që Kuvendi është funksional, atëherë me një vendim të këtij mekanizimi mund të zgjatet funksionimi i ligjit për buxhetin të vitit 2014, edhe për dy muajt e vitit 2015.
Por, që tani kur Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar, Shatri thekson se Kosova hyn në krizë buxhetore dhe financiare qysh në janar të vitit të ardhshëm.
“Nëse nuk arrijmë të aprovojmë buxhetin deri më 31 dhjetor, atëherë që nga janari nuk ka as një institucion kompetent që mundet të autorizojë shpenzime pas përfundimit të vitit fiskal”, sqaron Shatri.
Shatri thekson edhe Ligjin për menaxhimin e financave publike, i cili sipas tij nuk lejon zgjatjen e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluara fiskal pa vendimin e Kuvendit.
“Një shpjegim që po e bëjnë disa persona nga Ministria e Financave nuk e di se ku po bazohen, por unë i ftoj që ta lexojnë me kujdes Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe aty do ta gjejnë se nëse nuk konstituohet kuvendi aty do ta gjejnë se asnjë institucion kompetent nuk mundet me autorizuar shpenzime prej datës 1 janar”, thekson Shatri.
Kriza financiare dhe buxhetore është paralajmëruar edhe nga Zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga përmes zëdhënësit Arbër Vllahiu.
Ai ka theksuar se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet Ligji për buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor.
Pagat nga sektorin publik dhe atë privat janë burimi i rëndësishëm i të hyrave në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë numri i punonjësve në sektorin publik është mbi 82 mijë. Paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është 441 euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos