LAJMI I FUNDIT:

Komuna mbështet gratë kryefamiljare në fshatrat e Prishtinës

Komuna mbështet gratë kryefamiljare në fshatrat e Prishtinës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me institutin “Riinvest” ka organizuar trajnimi i 24 grave fermere në lëmin e kultivimit dhe prodhimtarisë në sera.

Fokus i veçantë i këtij projekti ishin gratë kryefamiljare, si dhe gratë që jetojnë në kushte të rënda sociale. Me këtë rast u përzgjodhën 24 gra fermere nga fshatrat e Komunës së Prishtinës, të cilat u trajnuan për bujqësi cilësore, ndërsa sot atyre iu ndanë certifikatat nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me këtë rast Ahmeti para të pranishmëve tha se ky program ka pasur për qëllim që përmes një trajnimi t’iu ndihmojmë familjet që kanë nevojë më së shumti për ndihmë, në rastin konkret për gratë që janë kryefamiljare apo mbajtëse të familjes.


“Në të ardhmen do të kemi edhe programe të tjera të cilat tashmë me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashotën, jemi duke i zhvilluar në mënyrë që të kemi sa më shumë ndihma të tilla. Ideja kryesore është që të fuqizojmë sa më shumë njerëzit që të jenë të pavarur në aspektin e qëndrueshmërisë ekonomike sepse nuk synojmë që përherë të kemi familje që kërkojnë ndihmë nga Komuna, ndihmë të cilën ne zakonisht e japim në formë të subvencioneve, asistencës sociale, por t’i aftësojmë familjet që ato të jenë vetë në gjendje ta sigurojnë mirëqenien e tyre”, tha kryetari Ahmeti.

Ahmeti, gjithashtu, i përgëzoi gratë pjesëmarrëse në këtë trajnim për guximin dhe aftësinë për t’u ballafaquar dhe për t’i tejkaluar sfidat, ndërsa u zotua se Komuna e Prishtinës në vazhdimësi do të jetë përkrahë tyre.

Synimi i projektit në trajnim e grave fermere me theks të veçantë të grave mbajtëse të familjes, ishte ngritja e mirëqenies së familjeve të tyre. Pas këtij trajnimi qëllimi kryesor i projektit është që për ato gra të cilat kanë tokë më shumë t’iu ndihmohet në rritjen e sasisë së të mbjellurave.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të përkujdeset që produktet e kultivuara nga këto gra të trajnuara të plasohen në tregun e fermerëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori