Këtë muaj pritet të shpallet kompania fituese për koncesionimin e qendrës turistike “Brezovica”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në garë për këtë qendër tashmë gjendet vetëm kompania MDP Consultants (konsorcium nga Franca dhe Andora). Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë kompania fituese për zhvillimin e këtij kompleksi.
Kompania, sipas autoriteteve kompetente, posedon kapacitete të nevojshme për të projektuar, financuar dhe ndërtuar një qendër për turizëm malor dhe rekreacion për gjatë gjithë vitit për vizitorët lokalë dhe ndërkombëtarë.
Lulzim Demolli, këshilltar politik për media i ministrit në largim të Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, tha se projekti për zhvillimin e Qendrës turistike “Brezovica”, është në fazën e vlerësimit të ofertës se pranuar nga konsorciumi francezo-andorian-kosovar.
“Më pas i mbetet komitetit ndërministror që të bëjë vlerësimin e rekomandimeve të ekspertëve dhe këtë muaj të vendoset të nënshkruhet apo jo ofertuesi i kualifikuar”, tha Demolli.
Ndryshe, në garë për këtë qendër kanë qenë katër kompani të parakualifikuara, por tri nga to për arsye të ndryshme nuk kanë dorëzuar ofertat e tyre.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook, para disa ditësh ka shkruar se procesi i ofertimit ka përfunduar para disa javëve dhe se ekspertët e agjencië së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar janë duke e analizuar ofertën e konsorciumit francez. Sipas tij, mbi 200 milionë euro pritet të investohen në zhvillimin e qendrës më të mirë të skijimit në këtë pjesë të Ballkanit
Në anën tjetër, ekspertë të kësaj çështje, e konsiderojnë të ngutshëm dhe joligjor shpalljen e kompanisë fituese me vetëm një ofertues në garë.
Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit, njëherësh udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, shprehet se për të arsyetuar vonesat dhe parregullsitë në këtë proces, autoritetet kompetente vendosin të shpallin kompaninë fituese me vetëm një ofertues dhe të arsyetohen se po marrim hap të rëndësishëm.
“Është joserioze që të shkohet më një operator. Ky është një projekt që kërkon shumë kohë, shumë njohuri dhe referencë jashtëzakonisht të fuqishme. Unë nuk e njoh operatorin, prandaj nuk mund ta vlerësoj, por procesin si proces ka shkuar në mënyrë të gabuar që nga fillimi”, tha Çeku.
Por, përfaqësues të Komitetit për Partneritet Publiko -Privat, pohojnë se procesi i koncesionimit të Brezovicës ka shkuar sipas të gjitha procedurave ligjore.
Lorik Fejzullahu, nga ky komitetet, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Ligji i Prokurimit Publik lejon që të procedohet më vetëm një ofertë, nëse për këtë vendos Autoriteti Kontraktues.
Qendra e skijimit “Brezovica” është qendër e njohur turistike që ndodhet në rajonin e Shtërpcës – rajon ky i banuar me shumicë serbe – në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit. Gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2522 metra, me një hapësirë prej 2500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj