LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet tradicionale, sjellin fitime për gratë

Ushqimet tradicionale, sjellin fitime për gratë

Se gratë nëpër komuna të ndryshme të vendit po bëhen të zonjat e vetë vetës dhe mbajtëse të familjeve të tyre tregon edhe projekti i Shoqatës së Grave “ABA-K” nga Istogu. Këtu disa gra kanë filluar një projekt për gatimin e ushqimeve tradicionale ku nëpërmjet këtij projekti synojnë që të krijojnë një mirëqenie sa më të mirë.

Gratë janë inkuadruar shumë mirë jo vetëm sa i përket gatimeve dhe përgatitjeve të ushqimeve tradicional, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.

Drejtuesja e Organizatë së Grave në Istog “ABA-K“ Mevlyde Ahmetaj tregon për portalin “Ferma Ime” se kjo organizatë merret kryesisht me emancipimin e gruas, si dhe ngritjen e pozitës së saj në shoqëri.


Por sëfundmisipas saj, ato, kanë nisur një projekt me Institutin “RIINVEST” dhe Komunën e Istogut, për përgatitjen e gatimevetë ndryshme tradicionale. Nëpërmjet këtij projekti, Ahmetaj thotë se synojnë punësimin e disa grave nga ku do tëgjëndërohen edhe të hyra për to dhe familjet e tyre,
“Projektin për gatime tradicionale e kemi me gratë e shoqatës ton, e ka financuar Instituti ‘RIINVEST’ në bashkëpunim me Komunën e Istogut, ku kanë bërë pagesën e qeras së objekti për 15 muaj e ardhshëm”, tha ajo.

Mevlude Ahmetaj thotë se do ti punojnë të gjitha ushqimet tradicionale. “Do t’i punojmë të gjitha ushqimet të cilat kanë të bëjnë me gatime tradicionale, duke filluar nga buka e misrit,flija, mantia, pite si dhe shumë ushqime tjera”, thekson ajo.

Sipas Ahmetajt,përveç këtyre ushqimeve nuk do mbesin pa i përgatitur edhe disa ëmbëlsira. “Përveç këtyre ushqimeve do të përgatisim edhe ëmbëlsira si tespishte, bakllava, hagjimaklla, ravanijasi dhe ëmbëlsira të tjera”, tha ajo.

Drejtuesja e Organizatë së Grave në Istog “ABA-K“Mevlyde Ahmetaj tregon se kanë bërë disa kontrata për shitjen e produkteve të cilat i prodhojnë.

“Besoj se shitjen e produkteve tëgatimeve tradicionale nuk do ta kemi problem, pasi tash më si shoqatë kemi bërë kontrata me Troftën, Freskin, Shkollën‘Haxhi Zeka’ në Istog, po ashtu kemi realizuar edhe disa kontrata tjera me biznese të ndryshme nga kjo anë”, ka thënë Ahmetaj./FermaIme/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori