Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë duhet të punojnë edhe në sektorin privat në Kosovë, sektor ky që përmban numrin më të madh të te punësuarve në vend. Pikërisht për këtë çështje Rrjeti për Përgjegjësi të Korporatave në Kosovë, (Kosovo CSR Network), ditë më parë ka lansuar një iniciativë me qëllim që bizneset që operojnë në vend të krijojnë vende të reja të punës edhe për personat më aftësi të kufizuara.
Lendita Daija, drejtoreshë e Rrjetit për Përgjegjësi të Korporatave, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në ditën e parë të nisjes së projektit, disa kompani kanë shprehur interesimi për punësimin e personave të kësaj kategorie të shoqërisë. “Me vetë faktin se në ditën e parë të lansimit janë punësuar 6 persona, tregon një seriozitet të mjaftueshëm. Dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara nuk është punësim një ditor apo javor, por është punësim i rregullt si për të gjithë personat në Kosovë. Kontrata për një pozitë pune tregon seriozitetin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar aty ku ka hapësirë”, thekson Daija.
Kjo iniciativë dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin privat do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetës së këtyre personave, pohojnë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie.
Sebahate Beqiri, anëtare e Bordit të Forumit të Aftësisë së Kufizuar, tha se një numër i vogël i këtyre personave kanë arritur të punësohen si në sektorin privat dhe atë publik. “Nuk kemi ndonjë statistikë, por numri tyre është shumë i pakët. Por, më lansimin e kësaj iniciative vetëm shihet se është ngritur vetëdija edhe tek institucionet publike por edhe ato private”, thotë Beqiri.
Në Kosovë ekziston Ligji për Aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, në të cilin thuhet “çdo punëdhënës në institucionet publike dhe private është i obliguar të punësojë një person më aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë punëtor”.
Por, sipas Sebahate Beqirit, ky ligj nuk zbatohet as nga institucionet publike, dhe as ato private.
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se do të mundohen që të rrisin vetëdijen e kompanive anëtare që ekziston një ligj për këtë çështje dhe njëherësh të promovojnë idenë dhe rëndësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në sektorin privat.
Megjithatë, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, konsideron se autoritete kompetente duhet të krijojnë bazë ligjore që të stimulojnë dhe krijojnë lehtësira për sektorin privat në rast të punësimit të këtyre personave. “Të nis plotësim – ndryshimi në ligjin që po i referohemi gjatë tërë kohës, që të fusim dispozita lehtësuese që bizneset që punësojnë persona më aftësi të kufizuara, në mesin e këtyre lehtësirave, do të ishte natyrisht edhe lehtësirat tatimore dhe lehtësira të tjera që do të inkurajonin këto biznese që të punësonin persona më aftësi të kufizuara”, thekson Zeka.
Sidoqoftë, në bazë të ligjit ekzistues thuhet se varësisht nga shkalla dhe kategoria e aftësisë së kufizuar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë nënligjor, do të rregullojë dhe përcaktojë vendet e punës dhe punët e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj