LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët kosovarë që pushtojnë tregjet e Amerikës dhe Evropës

Biznesmenët kosovarë që pushtojnë tregjet e Amerikës dhe Evropës

Nuk ka shumë milionerë të rinj, por Kosova dalëngadalë po bëhet një vend, ku të rinjtë po bëjnë biznese të mira.

Edicioni më i ri i “Ekonomia me Erëzën”, që u transmetua të hënën në “Klan Kosova”, iu kushtua bizneseve që kanë për pronar njerëz nën moshën 30 vjeçare.
Ekipet e këtij emisioni intervistuan pronarët e katër firmave, që po arrijnë suksese të mira.
Njëri nga këto biznese që u prezantua ishte “Entermedia”, drejtori i së cilës, Drin Mulliqi tha se kjo firmë, që në fillim njihej për shërbime marketingu, ka bërë emër edhe në rajon e më gjerë. Sipas tij, Entermedia ka hap zyra edhe në Evropën Perëndimore, ndërsa që po eksporton shërbime dhe po merr punë edhe në Amerikë e Kanada.
Mulliqi po ashtu tha se mundësitë për të hapur dhe zgjeruar biznesin tashti janë më të lehta, për shkak të qasjes më të kollajshme në financa, gjë që nuk ka qenë njëjtë edhe para 10 vjetëve, kur është hapur Entermedia.

Një rrëfim tjetër që u shfaq në “Ekonomia me Erëzën” ishte ai për kompaninë ZAG Apps, që merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobil. Menaxheri i saj, Gentrit Gojani tregoi për vështirësitë në të cilat hasi, bashkë me dy shokët e tij të fakultetit, kur e nisi këtë biznes, por edhe më pas, kur erdhi puna për ta gjetur tregun.


Ai tha se tashti, më tepër se 95 për qind e shërbimeve që ofron ZAG Apps, janë për klientë në Amerikë, Kanada dhe Holandë.

Edhe Drilona Emrullahu, një ndërmarrëse tjetër nën moshën 30 vjeçare, tregoi historinë e krijimit dhe menaxhimit të kompanisë RTC Consulting, e cila fokusohet në fushën e konsulencës. Ajo tha se qasja në ndërmarrësi në tregun e Kosovës është mjaftë e vështirë, sidomos në rastin e saj, pasi që, siç u shpreh, “duhet kohë për ta ndryshuar mentalitetin e popullit tonë për t’i kuptuar vlerat e një ndërmarrëse femër”.

Në emision u shfaq edhe tregimi i ndërmarrësit Gazmend Hoti, që ka arritur ta shndërrojë aktivitetin bujqësor të familjes së tij në një biznes të suksesshëm, në Nëpërbisht të Suharekës. Ai tha se prodhimet e tij, të nxjerra në serra prej 30 ari, i shet gjithandej Kosovës.
Hoti, megjithatë, ka thënë se dora e shtetit është e nevojshme për t’u rritur si biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori