Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike kanë filluar të krijojnë probleme të mëdha për bizneset prodhuese në Kosovë. Përfaqësues të bizneseve kanë treguar për Radion Evropa e Lirë, se reduktimet janë të shpeshta dhe si të tilla kanë filluar të dëmtojnë rëndë veprimtarinë e tyre.
Kompania “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, është njëra nga kompanitë e cila po ballafaqohet me pasiguri në furnizim të energjisë.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, thotë se furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, pamundëson zhvillimin e veprimtarisë së tyre. “Natyrisht që problemi me energji elektrike është shumë i madh për kompaninë tonë dhe kompanitë prodhuese. Ky problem është duke e përcjell Kosovën që nga pas lufta, por qe disa vite kishte pasur një stabilizim, po tani ka reduktime të shpeshta dhe e gjithë kjo do ta ngritë edhe koston e prodhimit të produkteve tona”, ka shtuar Palushi.
Ndërprerjet me energji elektrike në kohën kur temperaturat bien dhe konsumi rritet, ishin paralajmëruar edhe nga Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Ata kanë deklaruar se si pasojë e gjithë kësaj situate të krijuar është shpërthimi që ka ndodhur në termocentralin Kosova A, në muajin qershor.
Punimet në këtë termocentral janë duke vazhduar dhe deri në fund të dhjetorit nuk pritet të përfundojnë.
Zyrtarë të Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike, kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në një deklaratë dhënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KEDS-it Guri Shkodra, ka thënë se ndërprerje me energji elektrike mund të ketë vetëm në rastet kur ka prishje dhe kur pamundësohet realizmi i importit nga vendet prej nga Kosova importon.
Kompania Pestova e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, për t’iu ikur problemeve të mungesës së energjisë elektrike kohë më parë kishte ndërtuar një lartëpërçues.
Pronari i kësaj kompanie, Bedri Kosumi , tregon se aktualisht nuk kanë probleme, por që nëse ndërprerjet me energji elektrike ashpërsohen problemet do të jenë të mëdha edhe për kompaninë e tij.
“Duhet ta ndjekim teknologjinë bashkëkohore, atë çfarë e kanë konkurrentët tanë. Teknologjia bashkëkohore në rast se nuk ka furnizim me energji elektrike të rregullt krijohen shumë probleme. Edhe nëse ka zgjidhje alternative, si për shembull gjenerator që e kemi edhe ne në kompani, kjo nuk është zgjidhje”, theksoi Kosumi.
Kosumi ka shtuar se furnizimi jo i rregullt me energji elektrike ngritë koston e produktit, dëmton kualitetin e produktit dhe sjellë shumë probleme tjera.
Ai kërkon nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret në përmirësimin e kësaj gjendje, pasi që furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, siç thotë Kosumi do të ketë kufizime kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë. “Ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mendojnë për problematikat. Nëse donë të kenë zhvillim ekonomik duhet të ketë edhe furnizim të rregullt me energji elektrike”, shprehet ai.
Në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.
Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re” dhe energjisë alternative, Kosova nuk do të mund të eliminojë problemin me energji elektrike./Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj