LAJMI I FUNDIT:

AKB–ja, marrëveshja me ICPE-në

AKB–ja, marrëveshja me ICPE-në

Delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve, gjatë vizitës në Slloveni, të ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Promovimin e Ndërmarrësisë (Internacional Center for Promotion of Enterprise) organizatë e OKB-së e përfaqësuar nga 18 shtete me traditë mbi 40 vjeqare, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në këtë takim pos kryetarit të AKB-së Agim Shahini dhe nikoqirit Janez Podobnik, president i ICPE-së, ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni Nexhmi Rexhepi.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se me këtë marrëveshje ekonomisë së Kosovës po i hapet edhe një kapitull i ri. Edhe përkundër kësaj bizneset e Kosovës dhe ato të Sllovenisë kanë pas bashkëpunim dhe tashmë ky është zyrtarizuar e forcuar edhe më shumë. “AKB-ja do të jetë ambasador i ICPE-së në Kosovë por edhe ICPE-ja duhet të jetë ambasador i AKB-së dhe bizneseve kosovare në këto 18 shtetet, që janë të përfaqësuar në këtë organizatë ndërkombëtare. AKB-ja dhe ICPE-ja, do të jenë zë i fuqishëm i ekonomisë dhe diplomacisë ndërkombëtare”, tha Shahini.


Kryetari i AKB-së, shtoi se bashkëpunimi nuk do të mungoi dhe do të organizohen takime të përbashkëta partneriteti.
Sipas tij praktikat e ICPE-së dhe shteteve anëtare të saja janë të rëndësishme për AKB dhe bizneset e Kosovës.

Janez Podobnik, president i ICPE-së, tha se punën dhe aktivitetin e AKB-së që nga viti 2009 e tutje janë duke e përcjell nga afër. Ai përmendi vitin 2011 kur AKB-ja, ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare në Lubjanë, ku i fascinoi të pranishmit me paraqitjen e potencialeve ekonomike të Kosovës në këtë konferencë, ku ndryshoi pozitivisht qasjen e 18 shteteve të pranishme.

“Nga ajo kohë AKB-ja, ka zënë një vend të veçantë në ICPE dhe është pritur momenti që të nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi e cila u zyrtarizuar sot dhe hynë në fuqi menjëherë. Kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse nënshkruam një aktë, i cili do të ndihmon fuqimisht Kosovën në tri fusha: atë të promovimit të ndërmarrësisë, edukimit dhe të projektimeve të ekonomisë e diplomacisë ndërkombëtare”, tha Podobnik.

Presidenti i ICPE-së, shtoi se AKB-ja me këtë marrëveshje hapi dyert e shumë shteteve jo vetëm të Evropës, por edhe të Azisë e Afrikës dhe kjo është një e arritur e madhe për ju, AKB-në dhe Kosovën.

Edhe Nexhmi Rexhepi, ambasador i Kosovës në Slloveni e vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për iniciativa të tilla që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe avancimit të ekonomisë së Kosovës në Slloveni e vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori