Ministri i Financave Besim Beqaj ka pritur sot në takim Ryo Nakamura, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ministri Beqaj ka falënderuar Japoninë për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Republikës së Kosovës dhe e ka informuar për përkushtimin e vendit tonë me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në rajon.
Gjatë takimit Ministri Beqaj, posaçërisht është ndalur rreth stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofiskale, duke folur për ndikimin negativ të situatës aktuale politike në zhvillimin ekonomik të vendit dhe angazhimin konkret në vazhdimin e zbatimin të reformave në ekonomi; planifikimin afatmesëm për rritjen ekonomike rreth 4 për qind; nivelin e borxhit publik rreth 10 për qind në raport me GDP-në, si dhe e ka informuar lidhur me mundësinë e absorbimit të kredive potenciale me qëllim të zhvillimit të projekteve të rëndësishme në lëminë e trajtimit të ujërave të zeza, energjisë, infrastrukturës, bujqësisë, prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore, si dhe sektorëve të tjerë me ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Beqaj ka informuar Nakamura lidhur me përfundimin e suksesshëm të programit 20 mujor stand-by me FMN-në dhe i ka propozuar që të analizohet mundësia e nënshkrimit të marrëveshjeve për eliminim të tatimit të dyfishtë, mbrojtje të investimeve si dhe sferat e tjera me qëllim të krijimit të bazës ligjore për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të Kosovës dhe Japonisë.
Ministri Beqaj foli edhe për angazhimin institucional për luftimin e ekonomisë joformale, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe krimeve të tjera financiare, si dhe krijimin e task forcës me qëllim të luftimit të kontrabandës, të cilat konsiderohen sfida jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin dhe më gjerë.
Duke iu falënderuar Ministrit Beqaj për takimin dhe informata e dhëna, Nakamura ka vlerësuar se vizita e delegacionit kosovar e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe ka ngjallë interesim nga ana e ndërmarrësve japonez.
Me këtë rast ai theksoi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim si dhe mundësitë për financim të projekteve të ofruara nga ana e Japonisë.
Zoti Nakamura shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të thelluar marrëdhëniet ekonomike përmes nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Japoni Ahmet Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos