Ndryshe nga të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilat flasin për mbi 1,000 biznese që kanë falimentuar gjatë këtij viti, përfaqësuesit e shoqatave ekonomike në Kosovë thonë se ky numër është më i lartë dhe atë mbi 3,500.
Falimentimin e bizneseve në Kosovë e quan alarmante kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini.
Ai thotë se numri i bizneseve që po mbyllen në Kosovë është në rritje. “Sipas të dhënave tona janë mbi 3,500 biznese që kanë falimentuar apo janë në fazën e fundit të falimentimit të tyre, për arsye të humbjes së tregjeve, humbjes së fuqisë konkurruese në treg dhe ambientit të pafavorshëm afarist”, thekson ai.
Problemi kryesor që vjen me mbylljen e këtyre bizneseve, është rritja e shkallës së papunësisë në vend.
Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike barrierat që kanë dërguar bizneset drejt falimentimit është ambienti i pafavorshëm biznesor në Kosovë.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa tregon se politikat jo të mira ekonomike në Kosovë, po ju pamundësojnë bizneseve të zhvillojnë veprimtarinë e tyre. “Mund të thuhet se ky vit ka qenë jo i mirë për ekonominë e Kosovës. Në këtë vit, përveç rënies së aktivitetit ekonomik në sektorin privat, po ashtu ka pasur probleme në tërheqjen e investitorëve të huaja për shkak të situatës politike dhe ambientit të gjithëmbarshëm ekonomik i cili nuk është atraktiv për të investuar”, thekson Musa.
Çdo biznes, shton Musa, veprimtarinë e tij e fillon duke llogaritur në normë të kthimit të kapitalit të investuar. Sipas tij, në rast se një vend nuk ofron ambient të favorshëm afarist, investitori natyrisht se do ta mbyll biznesin e tij, apo do të largohet në ndonjë vend tjetër ku ambienti afarist mund të jetë më i përshtatshëm.
“Mos të harrojmë se si biznesi vendor edhe ata të huajt, qëllimin kryesor e kanë që të krijojnë fitim dhe në rast se ky vend nuk është i përshtatshëm për ta arritur një normë të kthimit në kapitalin e investuar natyrisht se bizneset largohen”, thotë Musa.
Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 130 mijë.
Prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nga muaji janar i këtij viti deri në muajin tetor, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë regjistruar 7,622 biznese, derisa figurojnë si të shuara 1,355 biznese.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, ku të dhënat paraqiten vetëm për tre muajit e parë të këtij viti, thuhet se mbetet inkurajues fakti pasi mbyllja e bizneseve ende ka raport të ulët ndaj bizneseve që hapen; nga 10 biznese sa hapen vetëm 1.5 mbyllen. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj