LAJMI I FUNDIT:

Viti 2014, i humbur – rritja prej 4.3%, iluzion

Viti 2014, i humbur – rritja prej 4.3%, iluzion

Parashikimet për rritje ekonomike në 4.3 për qind të zyrtarëve qeveritarë, ekspertët e ekonomisë i kanë quajtur iluzion.

Ata thonë se viti 2014 është vit i humbur dhe do të ishte sukses nëse do të kemi rritje ekonomike prej 2.5 deri në 3 për qind.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale “Stras”, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se parashikimet për rritje ekonomike prej 4.3 për qind nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, janë iluzore.


Sipas tij, viti 2014 është vit i humbur. “Nuk ka shanse të ndodhin parashikimet për rritje ekonomike, pasi viti 2014 është vit i humbur dhe nuk ka ndonjë moment që mund të veçohet në ekonomi. Gjendja e bizneseve vendore është përkeqësuar e po ashtu edhe kanë munguar investitorët e huaj”, ka thënë Rexhepi për Telegrafin.

Kriza institucionale sipas tij, dhe mos themelimi i institucioneve kanë dekurajuar ardhjen e investitorëve të huaj tek ne.

Drejtuesi i STRAS-it, thekson se me gjithë këto trende negative, rritja ekonomike do të ishte sukses të shkonte në 3 për qind. “Do të ishim të kënaqur sikur rritja ekonomike të arrihet nga 2.5 deri në 3 për qind”, tha Ibrahim Rexhepi njohës i ekonomisë.

Ndërkaq Avdullah Hoti nga LDK-ja thekson se duhet bërë ndryshime rrënjësore në politikat ekonomike për të siguruar një rritje të lartë ekonomike.

“Presim shpejt të themelohet Qeveria e re dhe të fillojë implementimi i programit zhvillimor të
koalicionit qeverisës të LDK-së dhe partnerëve të tjerë“, tha Hoti për Telegrafin.

Sipas tij, duhet shumë punë për të kthyer normalitetin në vend sa i përket zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori