LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Merkelit kosovarëve: Vazhdoni arsimimin profesional

Këshilltari i Merkelit kosovarëve: Vazhdoni arsimimin profesional

Otto Kentzler, Kryetar i Unionit të Odave në Gjermani dhe këshilltar i kancelares Angela Merkel dhe Ëilhelm Hicking këshillojnë kosovarët që të vazhdojnë rrugën e arsimimit profesional. Sipas tyre zejtaria qon drejtë zhvillimit ekonomik.

Kur flet për transferimin e arsimit gjerman në ndonjë shtet, thotë se kjo nuk bëhet lehtë, ngase sipas tij, ai është proces që daton mbi 100 vite në Gjermani.

Kjo është thënë teksa Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e priti atë në takim, ku edhe nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi në mes Odave.


Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se, ka thënë se Kosova është e vetëdijshme për kontributin që ka dhënë Qeveria Gjermane para luftës gjatë luftës dhe pas luftës. “Në të njëjtën kohë, një shtet që krahas ndihmës sociale politike është e gatshme që të ngris kapacitet edukative në Kosovë dhe të bartë dijeninë Gjermane në Kosovë, është një dëshmi se ai që e dhuron dijeninë i dhuron ardhmëri atij shteti. …..Në këtë drejtim do të jemi edhe në të ardhmen bashkërisht ti implementojmë synimet tona, në radhë të parë në edukim, në rend të dytë në zhvillim ekonomik, në rend të tretë në avancim dhe kuptim të partneritetit mes komitetit të biznesit kosovar dhe gjerman”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Otto Kentzler, kryetar i Unionit të Odave në Gjermani dhe këshilltar i kancelares Angela Merkel dhe Ëilhelm Hicking, tha se ai është shumë i interesuar se arsimi profesional në Kosovë të ketë domethënie të veçantë.

“Zejtaria Gjermane është angazhuar që edhe arsimi profesional edhe studimet në këtë drejtim të jetë në baraspeshë në Evropë. Pikërisht është zejtaria që faktikisht e ka inteligjencën praktike që i përgatiti njerëzit dhe krahas studimeve, do të thotë janë dy rrugë që të rinjtë duhet ti ndjekin, njëra ajo akademike përmes universiteteve dhe tjetra përmes zejtarisë, punës praktike. E di që arsimi gjerman nuk është lehtë të transferohet në një shtet tjetër, ngase ka qenë një proces që daton mbi 100 vite në Gjermani deri të arrijmë këtu ku jemi”, ka thënë ai.

Kentzler ka treguar se pas disa bashkëpunimeve që i kanë bërë me Odën Ekonomike të Kosovës, është mundësia që të rinjtë të bëhen kureshtarë për zejtarin dhe me profesione të tjera të angazhohen drejt të ardhmes së tyre profesionale.

Ai tha se aktualisht në Gjermani janë 25 kosovarë të cilët janë duke u kualifikuar në profesionet e tyre me sukses, në tetë drejtime të ndryshme në mbështetje të Qeverisë Gjermane.

Fadil Ismajli, ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, ka thënë se, është me rëndësi tek investitorët të përçohet një mesazh që Kosova është e hapur për ide të reja për aktivitete të reja dhe se ka çka të ofroj.

“Infrastruktura legale dhe rregullative, tani është e prezentë në Kosovë dhe unë uroj që liderët e partive në Kosovë më në fund ti lënë anash të gjitha interesat partiake, mos të them edhe personale dhe të mendojnë se ndonjëherë jemi në situata që nëse nuk reagojmë në kohën dhe hapësirën e duhur mund të humbim për të ardhmen…..Kosova e jo vetëm Kosova e sidomos në këtë moment shtete të Ballkanit perëndimor, janë mu në atë pikë takim, ku duhet të veprohet në kohë dhe në hapësirë në mënyrë që të jemi në hap me të tjerët, sepse janë dy procese shumë të rëndësishme që tani po shkojnë paralel, janë detyrimet e marra nga konferenca e Berlinit “, ka thënë ai.

Po ashtu është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në mes Unionit të Odave në Gjermani dhe Odës Ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori