LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare në sektorin privat, vetëm 228 euro

Paga mesatare në sektorin privat, vetëm 228 euro

Duke folur për anketën e realizuar nga Instituti Riinvest, Agon Nixha, ka theksuar se përveç anketës, janë zhvilluar edhe disa diskutime në pesë rajone të Kosovës ku kanë qenë të përfshira, përveç bizneseve, ndër tjerash edhe OJQ-të, si dhe drejtorët komunalë të zhvillimit ekonomik.

Sipas hulumtuesit të këtij instituti, Agon Nixha, bizneset që kanë pësuar rënie gjatë katër viteve të fundit janë 44 për qind e tyre në Kosovë, ndërkaq ato që kanë shënuar rritje janë vetëm 27 për qind, raporton Telegrafi.

Ai ka shtuar se pjesa e mbetur hyn në ato biznese që nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim – stagnuar.


“Sa i përket destinacionit të shitjeve, bizneset, shitjet i orientojnë kryesisht në vendin ku operojnë. 87 për qind e shitjeve të tyre realizohen në komunën e tyre; vetëm 1.7 për qind eksportohen; si dhe pjesa tjetër shitet në rajonet tjera në Kosovë”, ka bërë të ditur Nixha.

Nixha ka shtuar se hulumtimi ka nxjerrë në pah faktin se paga e sektorit privat është shumë e ultë.

“Rroga mesatare është rreth 228 euro dhe kjo nuk ka ndryshuar përgjatë viteve. Rreth 52 për qind e bizneseve kanë ofruar të njëjtën rrogë për punëtorët e tyre, pa ndonjë ndryshim, gjatë këtyre katër viteve”, ka theksuar Nixha.

Ndërkaq, sa i përket barrierave të identifikuara si më problematike në pengimin e të bërit biznes, ai ka potencuar se hulumtimi ka identifikuar 23 barrierat kryesore.

“Kostoja e lartë e financimit përkatësisht normat e larta të interesit, është vlerësuar si barrierë kryesore për bizneset. Kosova ka normat më të larta në rajon. Gjithashtu edhe korrupsioni është konstatuar se ka ndikuar shumë në përkrahjen e bizneseve”, ka thënë Nixha.

Përveç këtyre, si barrierë kryesore, ai ka përmendur edhe mungesën e subvencioneve shtetërore, konkurrencën jo fer të shtyrë nga evazioni fiskal dhe informaliteti, si dhe sistemin gjyqësor jo funksional. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori