Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Federale e Austrisë gjegjësisht Institutin WIFI- International kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit edhe për tri vite të ardhshme.
Safet Gërxhaliu, ka thënë se me institutin WIFI- International, kanë raporte shumë të mira të bashkëpunimit, duke thënë se është një traditë e krijuar që shumë vite. “Është një dëshmi që krahas të kaluarës që ka bërë Austria e bën edhe sot dhe është një kontribut i Austrisë që të mbështes Kosovën në sektorin privat, që përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale, ti përgatis për zhvillim ekonomik, për përshpejtim procesi integrues, për ata atraktivitet për investitorët e huaj dhe me siguri e tëra kjo të kontribuojë edhe në ngritjen e këmbimit tregtar në mes të dy shteteve”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se që nga viti 2008 e deri në fund të vitit 2014, kanë organizuar një mori seminaresh dhe modulesh në standarde dhe kritere evropiane, por mbi të gjitha, vlen të theksohet se në këtë periudhë kohore i kanë pasur afër 500 kandidatë të cilët e kanë vizituar Austrinë dhe gjatë qëndrimit të tyre i kanë vizituar dhe kontaktuar me mbi 1 mijë firma austriake.
Ndër të tjerash ai ka potencuar se transferi i teknologjisë është sfidë që e pret Kosovën në të ardhmen, dhe se ky partneritet në mes Kosovës dhe Austrisë, sipas tij, e ka një dimension që do të reflektojë pozitivisht në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Anton Aufner, përfaqësues nga WIFI INternational, ka thënë se, ka qenë një bashkëpunim i frytshëm në mes OEK-ut dhe WIFI-International për gjatë këtyre viteve, duke thënë se nuk është e lehë të gjenden partnerë të tillë, sikurse është OEK-u.
“Austria është një ndër investitorët më të rëndësishëm në Kosovë , aakonisht si në çdo procese të ndryshme ne raport me të hyrat një pjesë e saj mbetet për Austrinë. Normalisht që ndërmarrjet kosovare kanë një interes të jenë pjesë e proceseve ndërkombëtare dhe zhvillimeve ekonomike. Përmes këtij bashkëpunimi, konsideroj se do të atakohen dy interesa në mes dy palëve, në këtë rast të atyre kosovare dhe austriake”, tha ai.
Aufner ka treguar se kompanitë kosovare më herët janë takuar me kompanitë austriake dhe janë duke i shikuar mundësitë e bashkëpunimit.
Ndër të tjera, ai ka treguar se efekti tjetër i këtij projekti është, se kompanitë kosovare që investojnë në Kosovë, parashihet një bashkëpunim me ndërmarrjet ndërkombëtare, duke shtuar se këto ndërmarrje që do të vijën të investojnë parashihen edhe bashkëpunime me ndërmarrje ndërkombëtare dhe këto ndërmarrje që do të vijnë të investojnë e kanë interesin edhe të resurseve humane në mënyrë që të jenë me konkurrencën që do të vijë në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh