LAJMI I FUNDIT:

Fabrika për riciklimin mbeturinave do të kushtoj 43 milionë euro

Fabrika  për riciklimin mbeturinave do të kushtoj 43 milionë euro

Përfaqësuesit e Kompanisë Amerikano-Suedeze “Green 3Power”, Neil Williams, drejtor, Tom Roberts, menaxher dhe Jashar Jashari, agjent i kompanisë, kanë arritur në Mitrovicë për të nënshkruar kontratën për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike prej 12 megavatesh.

Ata të premten janë pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili i ka njoftuar ata me përgatitjet e bëra nga komuna, për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e fabrikës së lartpërmendur në vlerë prej 43 milionë euro.

“Tashmë Kuvendi i Komunës, ka marrë vendimin për t’ua ndarë tokën e kërkuar prej 10 hektarësh për ndërtimin e fabrikës. Në Zonën e Lirë Ekonomike, ku do të jetë fabrika, është duke u bërë gati infrastruktura, ndërkohë që tenderi për ndarjen e trojeve për biznese është i hapur”, ka thënë kryetari Bahtiri.


Kryetari Bahtiri po ashtu, mysafirët i ka njoftuar kontaktet dhe bisedat që ka pas me Ministritë përkatës dhe KEDS-in, për t’i njoftuar lidhur me investimin e tyre në Mitrovicë dhe për të qenë në shërbim të investitorëve kur është fjala për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e fabrikës dhe fillimin e punëve.

Drejtori i Kompanisë “Green 3Power”, Neil Williams, tha se beson se ndërtimi i fabrikës është në interes të të gjithëve, e para së gjithash në interes të qytetarëve të Mitrovicës. “Unë jam i bindur se nëse bashkëpunojmë ngushtë, do t’i arrijmë synimet e përbashkëta”, tha ai.

Kryetari Bahtiri dhe drejtuesit e Kompanisë “Green 3Power”, kanë dalë në Zonën e Lirë Ekonomike, për t’i shikuar punimet që po bëhen aty për rregullimin e infrastrukturës, si dhe për të caktuar lokacionin se ku do të vendoset fabrika.

Kontrata midis Komunës së Mitrovicës dhe Kompanisë “Green 3Power”, për dhënien në shfrytëzim të pronës për ndërtimin e fabrikës, do të nënshkruhet të shtunën, në ora 12:00 në ambientet e Kuvendit të Komunës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori