Edhe pse qeveria ka paguar rreth 260 milionë dollarë borxhe të prapambetura ndaj biznesit, niveli i kredive të këqija në banka vazhdon të rritet.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit, kreditë me probleme arritën në rreth 24.9 për qind, nga 24.06 për qind që ishin në tremujorin e dytë.
Në total për këtë vit, qeveria ka planifikuar të shlyejë 35 miliardë lekë borxhe të prapambetura ndaj sipërmarrjes. Kjo është sa 2.5 për qind e gjithë Prodhimit Kombëtar.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave, shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka krijuar një situatë më të mirë likuiditeti në treg.
FMN thotë se kjo ka përmirësuar gjendjen financiare të bizneseve duke ndihmuar ekonominë të ringrihet. Por në uljen e kredive me probleme, të paktën deri tani efekti i shlyerjes masive të borxheve ka qenë i papërfillshëm.
Kjo ka shqetësuar edhe vetë deputetët e mazhorancës, të cilët në Komisionin e Ekonomisë kanë kërkuar nga Ministria e Financave një raport të hollësishëm mbi shlyerjen e borxheve dhe efektin e tyre në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare.
Aktualisht Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. FMN thotë se ulja e tyre është kritike, jo vetëm për të zhbllokuar kreditimin e ekonomisë, por edhe ringritjen e saj. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh