LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrësia ulë papunësinë

Ndërmarrësia ulë papunësinë

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, sot, në Kampusin e Kolegjit “Universum” në Ulpianë u organizua konferenca për prezantimin e fakteve nga raporti i Monitorit Global të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), raport ky i cilësuar si më i rëndësishmi dhe më prestigjiozi në botë sa i përket fushës së ndërmarrësisë. Nga ky vit, Kolegji “Universum” është aprovuar si ekip kombëtar i GEM për Kosovë.

Sipas raportit, 7.46 për qind e popullsisë së Republikës së Kosovës është duke u përpjekur për të hapur një biznes të ri për vetvete, kurse vetëm 4.98 për qind e të anketuarve kanë shprehur se janë duke u përpjekur për të hapur një biznes të ri për punëdhënësin.

Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutive në Kolegjin “Universum”, tha se pjesëmarrja e ulët e popullatës në ndërmarrësi është e ngjashme me atë në rajon, sidoqoftë, duke patur parasysh që NVM-të janë katalizator i zhvillimit ekonomik të një vendi, është shumë me rëndësi që t’i krijohet hapësirë ndërmarrësve të rinj të cilët me bizneset e tyre do të kontribuonin në zbutjen e papunësisë në Kosovë.


Më shumë se 50 për qind e të anketuarve mendojnë se ekziston ‘shumë’ dhe/apo ‘disa’ biznese konkurruese në fushën ku ata planifikojnë të veprojnë, kurse 35.48 për qind dhe 25.81 për qind janë të përfshirë në fillimin e këtij biznesi prej më pak se gjatë muaj dhe 6-12 muaj respektivisht. Sipas raportit, 24.39 për qind e atyre që janë në proces të hapjes së një biznesi kanë nevojë për më shumë se 50,000 euro, kurse 48.8 për qind të tyre kanë nëvojë për 0 euro-50,000 euro.

Sipas Uran Rracit, Koordinator i Kosovo Business Angels Network, shumat e kërkuara nga ndërmarrësit nuk janë larg mundësive të financimit nga investitorët e këtij rrjeti, por është e nevojshme që ndërmarrësitë të kenë të hartuar një planë të qartë për shfrytëzimin e këtyre fondeve në mënyre që biznesi të rritet dhe të kontribuoj në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Lajm i mirë është fakti se 85.87 për qind e ndërmarrësve nuk e kanë mbyllur biznesin e tyre në 12 muajt e fundit. Sidoqoftë, 5.93 për qind të atyre pa fat, janë shprehur se problemet financiare (biznesi nuk ka qenë fitimprurës) janë arsyeja kryesore për mbylljen e bizneseve të tyre.

Monitori Global i Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), është një vlerësim vjetor i aktivitetit, aspiratave dhe qëllimeve ndërmarrëse të individëve në një numër shtetesh. I iniciuar në vitin 1999 si një partneritet në mes të London Business School (Britani e Madhe) dhe Babson College (SHBA), dy shkollat më të njohura të ndërmarrësisë në botë, sot GEM ka mbi 100 ‘Ekipe kombëtare’ të cilat kanë marrë pjesë në këtë projekt, numër ky në rritje për çdo vit.

Raporti i GEM për Kosovë financohet nga organizata holandeze SPARK dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori