LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë nevojat, Prishtinës i teprojnë 32 milionë euro

Me gjithë nevojat, Prishtinës i teprojnë 32 milionë euro

Komuna e Prishtinës, sipas opozitës, sivjet pashmangshëm do të përfundojë me suficit buxhetor. Nga 41 milionë e 401 mijë euro për projektet kapitale, duke përfshirë edhe mjetet e bartura me vlerë prej 13 milionë e 800 mijë eurosh, janë shpenzuar vetëm 9 milionë e 170 mijë euro ose 22 për qind.

Këto shifra janë paraqitur edhe në raportin tremujor buxhetor korrik-shtator 2014, të Komunës së Prishtinës, shkruan Zëri.

Sipas zyrtarëve të dy partive më të mëdha opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, LDK-së dhe PDK-së, qeverisja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, me kryeqytetin ka filluar mbrapsht.


Por kryetari i Prishtinës Shepmd Ahmeti i cili udhëheq me kryeqytetin teshë 10 muaj ka thënë se nuk është i prangosur edhe pse ka mbetur pa shpenzuar edhe 78 për qind të mjeteve për projekte kapitale. Ai ka siguruar se vitin e ardhshëm Prishtina do të përfundojë vitin më deficit. /Telegrafi/